Lajçak tentativa për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi: Shpresoj që të ketë takime javët e ardhshme

Lajçak tentativa për të rinisur dialogun Kosovë-Serbi: Shpresoj që të ketë takime javët e ardhshme

Miroslav Lajçak

Dialogu Kosovë-Serbi mund të rinisë në javët e ardhshme. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se do të nisë përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel midis kryenegociatorëve. Në një postim në rrjetin social Facebook, Lajcak njofton se javën e ardhshme do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel dhe se dëshiron ta organizojë në javët në vijim.

“Javën e ardhshme do të përqendrohem tek organizimi I takimit të radhës mes kryenegociatorëve I cili do të më pëlqente të zhvillohej javët e ardhshme”,- thotë Lajçak.

Procesi i dialogut është prej kohësh i ngrirë për shkak të situatës politike. Përveçse në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik por kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti serb Vuçiç, nuk janë takuar qe nga shtatori 2023, pas ngjarjes në Banjskë.

Kurti më herët ka vënë kusht dorëzimin e Milan Radoicic tek autoritetet kosovare për rinisjen e dialogut. Milan Radoicic ka pranuar publikisht se ka qenë organizator i ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë