Lajçak vizitë të pa paralajmëruar në Kosovë, takohet me Kurtin! Kryeministri largohet nga seanca e Kuvendit ende pa përfunduar

Lajçak vizitë të pa paralajmëruar në Kosovë, takohet me Kurtin! Kryeministri largohet nga seanca e Kuvendit ende pa përfunduar

Miroslav Lajcak dhe Albin Kurti

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i BE-së  për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka zhvilluar një  tjetër vizitë në Prishtinë ku është  takuar me kryeministrin Albin Kurti, një takim i cili ka nisur që prej orës 14:00.

Një takim urgjent e konsiderojnë mediat kosovare këtë vizitë,  pasi Kurti pasi u larguar nga seanca e Kuvendit ende pa përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha kryeministri u largua nga Kuvendi pasi do të takohej me Lajçak.

"Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit”, njoftoi Kryeziu.

Kjo vizitë e paparalajmëruar e emisarit, vjen në një kohë kur Lajçak vetëm para pak ditësh pati një tjetër vizitë në Kosovë së bashku me dy këshilltarët e Scholz dhe Macron si  dhe pas vizitës me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë