Lajçak në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin: Po përpiqemi të heqim masat! BE ka gati sanksionet edhe për Serbinë, vendimin e marrin vendet anëtare

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, vizitoi sot Kosovën në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. Pas takimit për rreth 3 orë me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajçak tha se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara në tre pikat që janë paraqitur (de-përshkallëzimi, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimi në normalizim)

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, u shpreh se shtetet anëtare të BE-së do të vendosin për sanksionet ndaj Kosovës. Emisari i BE-së për dialogun shtoi se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, por vendet anëtare do e japin vendimin final.

“Ka një dakordim për tre pikat që duhet të ndjeken për depërshkallëzimin e situatës. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë. Shtetet anëtarë të BE-së vendosin për sanksionet. Dëshira ime është që të mos ketë sanksione dhe të dyja shtetet të takohen në Bruksel”, tha Lajçak.

Lajçak shtoi se edhe kryeministri Albin Kurti ka prezantuar propozimet e tij, ndërsa tha se do të vazhdojnë me diskutimin, me qëllim të de-eskalimit të situatës.

"Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrijmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Kurti paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mia dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi. U pajtuam që procesi duhet të vazhdojë, të ecim në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja", ka thënë Lajçak.

Pas takimit me Lajçak, Vjosa Osmani tha se grupet kriminale dhe individët që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it e EULEX-it, duhet të përballen me drejtësinë. Po ashtu, Presidentja theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. 

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi që ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkan Gabriel Escobar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Lajçak pas takimit me Kurtin: Po përpiqemi të kthehemi te gjendja paraprake dhe të heqim masat

1687968939_lajcak.jpg

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi ka treguar se takimi me Albin Kurtin ishte i gjatë, i hapur dhe i sinqertë por të dy paraqitën pikëpamjen për shtensionimin e situatës. 

“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim”, ka deklaruar ai.

Sipas Lajçak, BE-ja nuk është e gëzuar për këtë pozicion të Kosovës që të vendosin masa.

“Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrojmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake”.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Ai [Kurti] paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mia dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi. Por, ishte i rëndësishëm për të na ndihmuar që t’i kuptojmë qëndrimet e njëri-tjetrit më mirë dhe u pajtuam që procesi duhet të vazhdojë”, ka thënë Lajçak.

Ora 17:25
Takimi me Lajçakun, Osmani: Kosova ka treguar vullnet për shtensionim, ofroi zgjedhje të reja në veri

1686742226_Capture.JPG

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin e së hënës me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është diskutuar mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë, veçanërisht për veriun e vendit, përpjekjet për deeskalim të situatës dhe për nevojën për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se Osmani në këtë takim ka thënë se grupet kriminale dhe individët që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it e EULEX-it, duhet të përballen me drejtësinë.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, thuhet më tej në njoftimin e Zyrës së Presidencës

Ora 15:38
Stano: Lajçak në Prishtinë, për të gjetur rrugën për de-përshkallëzimin e situatës

1687173734_peterstano.JPG

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano theksoi se menjëherë duhet të ndodhë de-përshkallëzimi i situatës.

Stano tha se i dërguari i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak po viziton Kosovën për të gjetur përfundimisht rrugën e shtensionimit të situatës dhe të ketë kthim të bisedimeve për normalizim në kuadër të dialogut.

Në konferencë për media, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano tha se Lajçak në vazhdimësi po udhëton në rajon edhe në kuadër të frymës së diskutimeve të Këshillit Evropian.

“Përfaqësuesi i Lartë, Borrell i ka kërkuar Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak që të udhëtojë si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd për t’i çuar çështjet përpara për të gjetur përfundimisht rrugën për të de-përshkallëzuar dhe të mos kemi përshkallëzim, të mos jemi dëshmitarë të tensioneve të vazhdueshme, por të de-përshkallëzojmë dhe në fund të kthehemi te bisedimet për normalizim në kuadër të dialogut”, ka thënë ai.

Sipas tij, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së u kanë bërë thirrje dy palëve për de-përshkallëzimin e situatës. Ai shtoi se aktualisht nuk janë krijuar kushte për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut.

Tutje, zëdhënësi i Bashkimit Evropian theksoi se fokusi duhet të jetë që menjëherë të depërshkallëzohet situata.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak gjatë pasdites do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ora 15:35
Lajçak mbërrin në Kosovë, takon Osmanin

1688477758_fdf.JPG

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak.

I dërguari i BE-së do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak vjen në Kosovë pas situatës së krijuar në veri. Ai do të udhëtojë edhe në Serbi.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 04/07/2023 14:40

    ALABAKU I EUROPES K...E

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë