Lajda Porja: Vapa po vjen nga
Afrika. Sot dita më e nxehtë

Lajda Porja: Vapa po vjen nga<br />Afrika. Sot dita më e nxehtë
Stuhia afrikane e cila do të shoqërohet me temperatura shumë të larta dhe me erë, po prek dhe Shqiperine. Por sipas metereologes sot eshte dita me e nxehte, me pas temperaturat do te jene ne ulje. 

Në një lidhje telefonike për emisionin Rreze Dielli në Report Tv, Lajda Porja, meteorologe në Meteoalb, thotë se dita e sotme dhe e mërkura do të kenë temperatura të larta deri në 27 gradë celciuz në zonat fushore ndërkohë që në zonat malore temperaturat do të arrijnë në 21 gradë celcius.

Gjatë këtyre ditëve, masat ajrore do të jenë me origjinë afrikane, ku temperaturat do të jenë 10 gradë më shumë sesa normalja.

Sot është dita më e nxehtë e shkurtit dhe pritet që të ulen me 1-2 gradë gjatë ditës së enjte dhe të premte, ku pritet që të ketë vranësira dhe reshje shiu.Në fundjavë temperaturat do zbresin deri në 19-20 gradë” ka thënë Porja.

Sipas saj, kushtet meteorologjike të këtyre ditëve nuk janë dicka e jashtëzakonshme, por është verë e shkurtër në mes të dimrit, ku është parashikuar që gjithë dimri të ketë temperatura më të larta sesa normalja.

Po ashtu, janari pati 2.5 gradë më lart se mesatarja, ndërkohë që era që do të fryjë do të jetë me parametër të lartë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet