Tiranë/ Arrestohet efektivi i Operacionales, bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë në Rrugë të Kavajës! 'Visi i Pazarit' fliste me ta me numër anglez (EMRI+ FOTO)

TIRANE-  Kolegët e njihnin si “Visi i Operacionales”, por grupet kriminale si “Visi i Pazarit”, i cili edhe pse pjesë e Policisë së Shtetit, zgjodhi të ishte në anën e krimit. 

Ervis Shkurta, 38 vjeç, u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi akuzohet se pati dijeni të plotë për shkëmbimin e pakos me kokainë që grupi prej 3 personash, Eneo Sulejmanaj, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, që u arrestuan në enjten (21 mars 2024) në Rrugën e Kavajës, do të bënin me një tjetër grup kriminal.

"Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë". Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike" informoi sot AMP. 

“Visi i Operacionales” e “Visi i Pazarit”
Shkurta rezulton se ka qenë afër vendit të ngjarjes kur Sulejmanaj tentoi të shtypë me makinë agjentët e Antidrogës dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën, që të largohen me shpejtësi. Emri i tij mësohet se doli pas zbërthimit të celularëve të treshes së arrestuar, pasi hetuesit kanë mundur të gjejnë biseda të tyre me një person me nofkën “Visi i Pazarit”, i cili rezulton të jetë Ervis Shkurta i Operacionales.

Shkëmbimi i drogës

Ai lidhej me një numër britanik përmes aplikacioneve të mesazheve me tre të rinjtë, tashmë të arrestuar, ku komunikonin për mallin dhe shumat e parave. Burimet bëjnë me dije se vijojnë kontrollet për gjetjen e aparatit celular të “Visit të Pazarit”. 

Para hetuesve ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me ta dhe është i përfshirë në shkëmbimin e drogës, duke përfituar shuma të mëdha parash. Nga verifikimet paraprake, është provuar se roli i Shkurtës ishte të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale. Jo vetëm kaq, por ai dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të të zhdukurit Ervis Martinaj.

Mbi efektivin 38 vjeçar të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit rëndon akuza “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Të arrestuar
1- Ervis Shkurta - efektivi i operacionales
2- Eneo Sulejmanaj  kreu i shoqatës së 'Transportit Ndërqytetas'
3-Shkëlqim Ostreni - në makinë me Sulejmanaj 
4- Igli Begaj - në makinë me Sulejmanaj 

1711195523_ervisshkurta.jpg

Ervis Shkurta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
DETAJI/ Do të shkëmbehej tek 'Lidhja e Shkrimtarëve' Pakoja me kokainë kishte ardhur nga Durrësi! Ku vepronte grupi i Sulejmanajt

Kreu i transportit ndërqytetas Eneo Sulejmanaj dhe dy shokët e tij, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, thonë burimet, ishin të përfshirë jo vetëm në trafikun e kokainës.

Ata dyshohen të implikuar edhe në trafikun e kanabisit në sasi të mëdha, lëndë të cilët e siguronin kryesisht në rajonin e jugut dhe Antidroga e Tiranës po punon të provojë përfshirjen e tyre.

Sulejmanaj dhe anëtarët e tjerë të grupit, lëndën narkotike e shisnin kryesisht në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ndërsa pakoja me 1 kg kokainë që u sekuestrua nga policia mbrëmjen e 21 marsit afër Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë kishte ardhur nga Durrësi, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema. 

Në momentin kur po bëhej shmëbimi i kokainës agjentët e antidrogës kanë ndërhyrë për të ndaluar makinën ku ndodhej Sulemanaj dhe 2 bashkëpunëtorët e tij. Në këtë moment Sulejmanaj ka ecur indietro duke goditur me makiinë mjetin e policisë dhe tre agjentët e antidrogës. Ndërkohë njëri prej policëve e ka qëlluar duke e plagosur në kofshë. 

Ora 13:18
Arrestimi i efektivit të përfshirë në trafikun e drogës, Balla: Vijon procesi i vetëpastrimit në policinë e shtetit

1709890044_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e efektivit të operacionales të arrestuar nga AMP. Efektivi Ervis Shkurta akuzohet për trafik dhe shitje narkotikësh.

Balla thotë se po vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit dhe shtoi se reformimi është hap i rëndësishëm për një shërbim policim të duhur.

Vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit. Falë punës së Agjensisë së Mbikqyrjes Policore është vendosur përpara përgjegjësisë penale një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve” në bashkëpunim me elementë kriminalë.

Policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Prandaj do bëj gjithçka për ta çuar përpara procesin e vetëpastrimit të policisë, për të pasur si në drejtim edhe në rolin bazë, jo vetëm më profesionistët, por edhe ata më me integritet.

E vërteta është që përballë sfidave gjithnjë në zhvillim, roli i zbatuesve të ligjit bëhet gjithnjë e më kompleks. Nga lufta kundër narkotikëve, armë-mbajtjes pa leje, krimeve kibernetike dhe patjetër kundër krimit të organizuar forca jonë policore duhet të përshtatet dhe të jetë e aftë dhe inovatore për ta mbrojtur e po aq, për t’i shërbyer publikut.

Reformimi dhe vetë-pastrimi i brendshëm, investimet në teknologji e infrastrukturë, angazhimi i Qeverisë për të mbështetur rritjen e pagave në mënyrë të ndjeshme këtë vit, janë hapa të rëndësishëm në synimin tonë për të patur një shërbim policor të duhur, për Shqipërinë kampion e Ballkanit edhe në fushën e sigurisë publike.

Forcimi i rolit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të ndershëm dhe profesionistë të Policisë së Shtetit.

Ora 13:06
FOTO e efektivit të operacionales të arrestuar sot! Ervis Shkurta dyshohet se kishte njohje edhe me bandën e Ervis Martinajt

1711195523_ervisshkurta.jpg

Foto: Ervis Shkurta

Efektivi i Operacionales mësohet se para hetuesve ka mohuar që të jetë i lidhur me grupet kriminale, por provat deri tani tregojnë se ai prej kohësh kishte njohje me ta dhe është i përfshirë në shkëmbimin e drogës, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Gazetari I Report Sokol Dema informon se roli I efektivit të operacionales, Ervis Shkurta i arrestuar sot ështe që të siguronte shkëmbimin e drogës dhe të parave mes grupeve kriminale.

Jo vetëm kaq, por Shkurta dyshohet se kishte njohje dhe lidhje edhe me bandën kriminale të Ervis Martinajt.
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë