Greqi- Një 36-vjeçar shqiptar është gjendur i vdekur në një rrugë të Greqisë.  Shqiptari është gjetur i vrarë në zonën e Kypselit, Athinë mbrëmjen e djeshme.

Polica greke nuk e ka identifikuar ende shqiptarin, por sipas tyre ai është vrarë për larje hesapesh mes grupeve rivale.

 Policia greke ka mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin.