Gjendet trupi i pajetë i Artur Lleshit në një tunel në Bulqizë, 31-vjeçari u denoncua i zhdukur nga familja në Pa gjurmë

BULQIZË- Një trup i pajetë është gjetur në një tunel në njësinë Administrative Shupenzë në Bulqizë. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e fshatit Gjuras.  Report Tv ka mësuar se kufoma i përket Artur Lleshit, i denoncuar i zhdukur nga familja që në 10 prill 2018. Policia gjeti kartën e identitetit pranë trupit të pajetë.

Policia bën me dije se trupi i Lleshit është gjetur gjysmë i dekompozuar.

Njoftimi i Policisë

Informacion paraprak. Gjatë mesditës të datës 29.12.2018, në fshatin Gjuras, Shupenzë, është gjetur një trup njeriu (kufomë), gjysmë e dekompozuar. Në afërsi të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç, cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.

Rasti i Lleshit u trajtua edhe në studion e emisionit Pa Gjurmë në Report Tv, që në emisionin e parë. Lleshi u kërkua nga familjarët dhe bashkëshortja e tij. Ai iku të punonte si çoban në Maqedoni. I vëllai dhe familjarët thanë se Lleshi iku të punonte si Maqedoni, por që prej 10 prillit për të nuk pati më informacion. Bashkëshortja tha se Lleshi kishte vetëm një konflikt me një maqedonas, gjatë kohës që ka punuar si çoban në Gostivar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!