Ndalohet furgoni në Qafë Thanë, dyshohet se transportonte rreth 1.5 ton drogë drejt Greqisë (VIDEO)

ELBASAN - Një superoperacion i policisë ka goditur një rast trafiku lëndësh narkotike, duke bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, një furgon të mbushur me kanabis, pesha e të cilës llogaritet rreth 1.5 ton, por e pa konfirmuar nga policia. 

Report TV ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive të këtij operacioni, ku dhjetra forca policie bëjnë të mundur bllokimin e furgonit dhe ndalimin e 4 personave që ndodheshin në të. Ndërhyrja e policisë u bë në Qafë-Thanë në momentin e pushimit të trafikantëve, pas dyshimeve se ata mund të kishin pikasur operacionin dhe mund të tentonin të largoheshin për t’i shpëtuar policisë. Report Tv mëson pritet të arrestohen nga policia edhe 5 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e ngarkesës narkotike. Drejtimin e hetimeve e kanë marrë Krimet e Rënda, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një rrjet trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 

Sipas burimeve nga grupi hetimor, lënda narkotike do të transportohej fillimisht në Maqedoni nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës dhe kishte destinacion final Greqinë. Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, është në pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin SILDA dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti.

Firma SILDA është një kompani që merret me prodhimin e kepucëve si dhe tregtimin dhe eksportimin e tyre jashtë vendit. Nuk dihet nëse kjo ishte tentativa e parë e trafikut të drogës, por dyshohet që trafiku ishte kamufluar pas biznesit të Dautit, i cili veç prodhimit të këpucëve garantonte edhe transportin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Furgoni me drogë në pronësi të një fasonerie në Fier

Furgoni me drogë i ndaluar në Qafë Thanë rezulton në pronësi të “SILDA SHPK”, fasoneri e themeluar në 30 nëntor të vitit 2001.

Pronar i firmës që merret me prerje e qepje të pjesëve të ndryshme të këpucëve dhe tregtimin e eksportimin e tyre është Ilir Dauti.

Zyra e shoqërisë, sipas QKR, ndodhet në lagjjen "Kryengritja e Fierit", rruga "Nuredin Aliu", pranë ish "NPA" në Fier.

Ora 12:52
Furgoni me drogë mbërrin në Drejtorinë e Përgjithshme të Elbasanit (FOTO)

Ka mbërritur në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Elbasanit furgoni me drogë që u ndalua në aksin Qafë Thanë-Përrenjas.  Ende nuk është bërë i ditur lloji i drogës dhe sasia që ndodhej në shasinë e tij.

Ora 12:12
Dyshohet se ka drogë, ja furgoni i ndaluar nga policia në Qafë Thanë

Furgoni i ndaluar nga policia
Ora 11:29
Droga e fshehur në shasinë e furgonit, po punohet për nxjerrjen dhe peshimin e saj

Burime për Report Tv bëjnë me dije se droga e zbuluar ne furgonin e ndaluar sot në Qafë Thane është fshehur në shasinë e furgonit. Forcat policore do të presin shasinë e furgonit për të nxjerrë drogën dhe më pas për ta peshuar atë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geno: 21/11/2018 19:39

    E hengri robqiri se na leviste me bmw 120 mi euro dhe AMG 80 mi ne Vlore.shite dhe motorin tani te dalesh nga burgu.desh haro a dhe dyqanin me kepuc qe i fut pa dogan nga Vlora o robqir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar