Sekuestrohen 1.5 ton kanabis dhe arsenal armësh pranë shtratit të lumit Vjosa në Memaliaj/VIDEO

Një sasi prej 1.5 ton kanabis është sekuestruar nga policia e Memaliajt. Operacioni i koduar “Vjosa” ka gjetur një sasi prej 1.5 ton kanabis si edhe janë sekuestruar mbi 16 armë zjarri. Lënda narkotike është gjetur e mbyllur dhe e fshehur në dy furgona të bardhë me targa të falsifikuara në afërsi të shtratit të lumit Vjosa. Policia njofton se për shkak të hetimeve ende nuk bëhen të ditura detaje mbi poseduesit e lëndës narkotike.

Njoftimi i plotë:

Memaliaj

Operacion Policor i koduar "Vjosa", sekuestrohet një arsenal armësh si dhe një sasi lënde narkotike

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit, trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Vjosa".

Si rezultat, në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me celësa dy furgona të bardhë të markës 'Mercedes Benz' me targa të falsifikuara. 

Gjatë kontrollit grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretisht:

• 16 armë zjarri (1 snajper, 12 kallashnikovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). 

• 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa (prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozimit)

Si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë për evidentimin e personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll me qëllim shmangies së kontrollit.

Operacioni ndiqet me metoda speciale dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit“ dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë” parashikuar nga nenet 283/1, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saikeq tahiri: 04/08/2018 11:17

    Keta fshataret e tepelenes me tere keto arme kishin frike se mos filloje lufta me serbine keto dite.bravo policia dhe zoti xhafaj qe po e lufton mafien e sajmir sorres.vetem se ka nje problem.ai nuk ka mbeshtetjen e kryeministrit i cili fuqine e tij e bazon mbi grupet kriminale.kujdes zoti xhafaj.keta i dhane provat me shoferin tend.je i shitur nga shefi tend i cili po te sulmon nepermjet partise demokratike.shume kujdes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb