SHBA/ Sulm me armë zjarri në Pensilvani drejt një sinagoge hebraike, 8 viktima, vetëdorëzohet autori

SHBA/ Sulm me armë zjarri në Pensilvani drejt një sinagoge hebraike, 8 viktima, vetëdorëzohet autori

Foto nga vendi i ngjarjes

SHBA- Një sulm i armatosur ka ndodhur në Pitsburg, në shtetin e Pensilvanisë. BBC raporton se një burrë ka qëlluar me armë në hyrje të një sinagoge të besimtarëve hebre.

Nga sulmi me armë ka rreth 8 viktima. Autori i sulmit terrorist është vetëdorëzuar në polici.

Policia dhe autoritetet lokale iu kanë bërë thirrje banorëve, të evitojnë kalimin në këtë zonë.

Ora 20:00/  Identifikohet autori i sulmit në Pensilvani, 48-vjeçari shkroi në rrjetet sociale: Në dreq imazhi, do të futem!

Detaje të reja janë mësuar për autorin e sulmit në Pensilvani, ku mbetën 8 të vrarë. Mësohet se autori është Robert Bowers, 48 vjeç, ishte regjistruar në një rrjet social të quajtur Gab, dhe në llogarinë e tij, kishte publikuar disa herë statuse, kundër HIAS, një shoqatë e cila sjell hebrenj në SHBA.

“HIAS vazhdon të sjellë pushtues që vrasin njerëzit tanë. S’mund të rri duarkryq e të shoh se si masakrohet populli im. Në dreq imazhi juaj! Do të futem!”, kishte shkruar ai pak minuta para sulmit.

Autori i sulmit në SHBA dhe postimi i tij në rrjetet sociale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?