Shkarkohen drejtoreshat e Tatimeve dhe Doganave, zbulohet kush i zëvendëson

Frerët e institucioneve më të rëndësishëm të ekonomisë nga sot janë në duart të reja.

Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë me propozim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ka larguar nga detyra drejtoren e Tatimeve, Vasilika Vjero dhe atë të Doganave, Belinda Ikonomi.

Dy zonjat qëndronin në krye të institucioneve të rëndësishme që prej shtatorit 2016. Ende nuk ka një detyrë të re për Vjeron, ndërsa ish shefja e Doganave është emëruar në postin e zv/ ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Drejtori i ri i Tatimeve është Enton Duro, i cili deri më tani ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë. Ndërsa Arlind Gjokutaj, nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave është emëruar në krye të drejtorisë së Doganave.

Po në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar edhe Prefekti i ri i Shkodrës. Ai do të jetë Valdrin Pjetri, që u lirua nga detyra e drejtorit të hipotekave, pas shkrirjes së institucionit te ALUIZNI-t me Hipotekën në një të vetëm, që do të jetë Kadastra dhe do të drejtohet nga Artan Lame.

Këto janë ndryshimet e para të mëdha që Anila Denaj propozon që nga koha kur ka zënë karrigen e Arben Ahmetajt, ndërsa më herët kolegia e tij Belinda Balluku veproi më me shpejtësi për të ndërruar drejtorët e Gjiknurit.

Enton Duro dhe Vasilika Vjero

Arlind Gjokuta dhe Belinda Ikonomi
 

Kush është Arlind Gjokuta?
Në datë 02.03.2017 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP. Gjokuta ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ai ka kryer studimet për administrim biznesi në Universitetin Bocconi në Milano, si    dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku nga Universiteti Bicocca në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016

Gjokuta ka përvojë në çështjet fiskale, operacionet monetare, analizat ekonomike dhe në menaxhimin e riskut. Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë.

Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është certifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ka marr pjesë në trajnime dhe seminare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare si FMN, Banka Botërore, Banka e Anglisë, Banka e Holandës, Banka e Italisë, Center of Excellence in Finance etj.

Gjokuta është autor dhe bashkëautor i disa punimeve kërkimore, kryesisht në analizën e politikës fiskale dhe të qëndrueshmërisë të borxhit publik. Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • armandi: 27/03/2019 17:24

    Merri me radhe zhdukini te tere drejtoret e MInistrise se Financave qe lane nam, ka shume institucione madje edhe te dores se dyte qe drejtoret i kane kthyer ne pronat e tyre me emerime skandaloze. Verifikonjini e do skandalizoheni!

    Përgjigju
  • lexues: 27/03/2019 16:34

    CV-ja e Gjokutaj duket e shkelqyer, si eshte e mundur qe nuk i eshte dhene mundesia me pare per kete post?

    Përgjigju
  • Ledi: 27/03/2019 16:07

    Kush eshte Arlind Gjokuta na e thate dhe i uroj suksese dhe sa me shume perkushtim dhe zbatueshmeri ligjore ne detyren e re . Do ishte shume mir sikur te dinim se kush eshte ky zotria tjeter (Enton Duro) nga vjen e se ça shkollimi ka ??

    Përgjigju
  • Teuta Ibrahimaj: 27/03/2019 15:54

    Nje djale ekselent.I mencur, me nje figurure ta paster, i zoti qe do te coje perpara Doganat Shqipetare.Urime e pune te mbare.

    Përgjigju
  • Cimi: 27/03/2019 14:02

    Prandaj kan dal Tatimet rrugeve duke u mare lek bizneseve , ato mitsubishat i paska hyr uji ne kuvert.

    Përgjigju
  • xxx: 27/03/2019 13:47

    Si gjithmone shkarkimet shoqerohen me tog fjaleshin, qikat e rilindjes kane punuar shume mire, por do gradohen ne nje pozicion tjeter strategjik ne interes te rilindjes

    Përgjigju
  • Fredi: 27/03/2019 13:23

    Kështu duhet! Vetëm shkarkimet në kohë te shkurtra janë nje tjeter instrument në luften antikorrupsion. Sa më te shpeshta lëvizjet, aq më veshtirë eshte te korruptohesh. “Hurst ë ndënjur qelbin kollaj ndersa ata që levizin, janë të pastër” Keshtu po të ndodhte dhe me bashkiaket në rang republike qe per 30 vjet ndenjen më nga 4-5 mandate, nuk do kishim gjendjen që kemi. Nje bashkiak, ka bere ose jo punë, pas 4 vjeteve duhet te iki dhe te vije dikush tjeter. Vetem keshtu do shpetojmë!

    Përgjigju
    • @xha teme: 27/03/2019 22:37

      Si e gjete , rilindja paska dhe njerez te zgjuar nuk qenkan te tere idjot ka nje fije shpres ky vend .Po ik ore futi nje domino.Se kupton qe prej Sales eshte akoma ne pushtet Edi

    • Xha Teme: 27/03/2019 16:40

      @Milo Pici O Milo Pici edhe fjalorin e ke si te Qitetarit Digital te Salushe Qoftelargut. Mesa duket je pjese e lukunise se shpellareve qe zbritet nga dhite per tu bere zabite. Te fala Sabile Rishes

    • Milo Pinci: 27/03/2019 15:37

      Ca thu me Tatimet jan vershu rrugve duke i mar Buken e gojes bizneseve te medha dhe te vegjel biznese Familjare , nga qe po ndryshojne drejtuesit .Per mu duet ndryshu vetem dy veta Edi Rama dhe ai Lali plehu.

    • Kristi: 27/03/2019 14:56

      Jam dakord qe nuk duhen te jene te njejtat figura qofshin drejtuese qofshin politike stabel sepse koha do ti manipuloje se shpejti por ne vendin tone historia tregon qe ikin te pangopur dhe vijne te etur per korrupsion dhe serish kur largohen jane te pangopur ndoshta brezat ndoshta keta qe jane e kane shkaterruar por nese ndryshohen akoma me shpesh do kete nje destabilizim dhe me te rende te ketij vendi , te pakten individe e pakte qe kane punuar vertet dhe kane sjelle nje zhvillim apo permiresim karshi paraardhesit e tij te pakten te qendroje derisa dikush me i pergatitur te vije , mendimi im personal ky.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun