Afrimi i Idrizit me PD, Vangjel Dule takim urgjent me Bashën: Shikojmë interesat tona

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka takuar në selinë e Partisë Demokratike kryedemokratin Lulzim Basha, pas afrimit që ky i fundit i bëri Shpëtim Idrizit. Para mediave, Dule ka komunikuar se me kreun e PD-së, Lulzim Basha, foli për çështje politike, ndërsa pyetjes së gazetarëve për daljen nga koalicioni opozitar, Dule i dha një përgjigje evazive.

Në një axhendë të tillë temat për diskutim ishin të shumta. Flasim për një axhendë politike aktuale jo për hamendësime. Ne kemi një profil të theksuar. Nuk besoj se ka hapësirë për interpretime. Vangjel Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të parimeve të partisë që përfaqëson. PDIU ka prioritetet e veta. PBDNJ në radhë të parë ka prioritetet e veta dhe për aq kohë janë në afrimitet me një forcë tjetër do të vijojë bashkëpunimi me PD-në. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit të zhvillimeve politike atëhere mungojnë premisat për një gjë të tillë.Besoj se isha i qartë.

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ

Takimi në selinë e PD-së, erdhi pasi Lulzim Basha i hapi derën një ditë më parë Shpëtim Idrizit të PDIU-së, i cili u largua nga koalicioni me Partinë Socialiste. Historikisht, Dule dhe Idrizi, kryetarë të dy partive të vogla nuk kanë qëndruar asnjëherë në të njëjtin koalicion politik.

Ndërsa Dule mbron interesat e minoritarëve grekë në Shqipëri, Idrizi ka të rrënjosur thellë në themelet e partisë së tij çështjen çame, të cilën Athina zyrtare nuk e ka pranuar kurrë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Servet: 15/09/2018 09:04

    Sipas mendimit tim PD nuk i duhet asnjera prej ketyre 2 partive ne aleance:e para ,PDIU nuk I duhet sepse eshte nje parti klienteliste sepse edhe kur I fitoi votat nepermjet PD_as beri aleance me PS_en,kurse Dule nuk duhet te jete ne aleance me asnje parti shqiptare sepse nuk eshte se mbron vetem interesat e minoritetit grek por mbron interesat e shtetit grek.

    Përgjigju
  • Ana: 14/09/2018 19:20

    Ka 20 vjet ky muhabet eshte sa here afrohen zgjedhjet. U frynë çamët neper poste kyçe deri tani dhe sa te fitoje PS zgjedhjet prape do kthehen aty ku ishin. Edhe po i fitoi PD qe eshte pothuajse e pamundur me hajdutet e LSI qe po bashkepunon, prape do iki pasi te jene majmur kur te afrohen zgjedhjet e tjera. Rrumpallhane alla shqiptare.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 14/09/2018 18:29

    Ja me ne fund Lulezime Basha ja doli. Krushqi edhe me Lenen edhe me Prenen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja