Kombëtarja duket se do të zbres në fushën e gjelbër përballë Spanjës dhe Italisë me një mungesë të madhe të lojtarëve.

Situata shfaqet "kritike" për sa i përket ndeshjes me Spanjës, ku Mavraj, Kukeli e Roshi janë të pezulluar, ndërsa listës të mungesave për këtë ndeshjeje i bashkohet edhe  Abrashi dhe Balaj, për shkak të dëmtimeve.

Ndërkohë kësaj liste prej ditës së sotme duket se do t’i shtohet edhe mesfushori Andi Lila, i cili është dëmtuar.

Lila i cili luajti si titullar në ndeshjen me Spanjën, ka kërkuar ndërrim në minutën e 43-të të ndeshjes së kampionatit grek mes PAOK-ut dhe PAS Janinës.

Ende nuk është bërë e ditur nëse dëmtimi i Andi Lila është aq i rëndë sa të ta detyrojë mesfushorin të qëndroj jashtë fushës së gjelbër shumë gjatë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com