Lajm i mirë për kuqezinjtë,
danezët barazojnë me Armeninë

Lajm i mirë për kuqezinjtë,<br />danezët barazojnë me Armeninë
Danimarka ka humbur shansin për të hedhur një hap përpara në kualifikimin për në Euro 2016. Danezët kanë barazuar me rezultat 0-0 ashtu si në ndeshjen me Shqipërinë edhe me Armeninë.

Miqtë e nisën mirë takimin, kur Riza Durmisi goditi një top nga distanca kur kishin kaluar vetëm dy minuta lojë. Por, portieri Gevorg Kasparov arriti ta priste.

Armenia kishte mundësinë më të mirë kur Ruslan Koryan i dha një pasim goli Yura Movsisyan, por sulmuesi nuk arriti të kalonte dot pengesën Schmeichel.
Më pas Danimarka humbi një rast me Nicklas Bendtner dhe ndeshja u mbyll pas asnjë gol.

Danimarka ka një pikë më shumë se Shqipëria, por kombëtarja kuqezi ka dy ndeshje më pak. Ndeshjen e fundit për kualifikueset, danezet do ta luajnë ndaj Portugalisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim