Në datat 07-11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.
Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.
Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar , kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)