Tirane, 21 Gusht/ATSH- Elsa Vorfi/.- NASA ka dalë në një deklatratë , ku ka hedhur poshtë thashethemet që përfshinë  internetin për një asteroid, i cili pritet të godasë tokën mes 15 dhe 28 shtator.
Sipas deklaratës së pasqyruar edhe në prestigjozen  "The Guardian", thashethemet e vazhdueshme se një asteroid do të  fshijë  Porto Rikon, Atlantikun dhe Gjiret në  brigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, Amerikën e Jugut dhe atë qëndrore , bindi shkencëtarët e NASA se ishte moment nevojë për të reaguar.

"Nuk ka asnjë bazë shkencore, se një asteroid apo ndonjë objekt tjetër qiellor do të ndikojnë  në tokë. Nëse ka pasur ndonjë objekt të madh  të mjaftueshëm  për të bërë këtë lloj shkatërrimit në shtator, ne do ta kishim konstatuar"- tha Paul Chodas, menaxher në  zyrën e NASA-s."
/f.n/
 
Sipas"The Guardian, kjo nuk është hera e parë që NASA ka hedhur poshtë pretendimet për shkatërrimin e tokës, pretendime  të cilat shpërndahen nga rrjete të ndryshme në internet. Sipas NASA-s toka do të jetë edhe për shumë kohë në ekzistencë.
Agjencia Hapësinore u provua në të drejtën e saj, edhe   në pohimin e vitit 2012 se bota nuk do të përfundojë më 21 dhjetor 2012, si thoshte  kalendari Mayan .
/f.n/