Lajm i mirë për Dua Lipën, thyen 'rekordin' e klikimeve për 2017-ën

Lajm i mirë për Dua Lipën, thyen 'rekordin' e klikimeve për 2017-ën

Dua Lipa

Pas një lajmi të mirë për këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa, ajo është shfaqur tepër e entuziazmuar.

Lajmi i mirë është se videoklipi i këngës së saj “New Rules” është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të.

Kënga “New Rules” ka arritur këtë klasifikim në tabelën zyrtare të këngëve në Britani të Madhe dhe për herë të parë në të janë përfshirë platformat online si YouTube, Apple, Tidal dhe Spotifity për të pasur kështu një pasqyrë të muzikës në internet, shkruan DailyMail.

Sapo mora lajmin që ‘New Rules’ është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të dhe ka 60 milion shikime vetëm në Britani të Madhe. A mund ta besoni? Unë nuk po mundem. Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju.

Dua Lipa

Këngëtarja ka theksuar, se pikërisht kënga “New Rules” ka pasur një rëndësi të veçantë për karrierën e saj si dhe ka kërkuar nga ndjekësit e saj, që të vazhdojnë ta përkrahin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore