Greqia njeh patentat shqiptare. Këshilli i Ministrave grekë ka miratuar vendimin për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve gjë e cila pritet të lehtësojë ndjeshëm jetën e shtetasve shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj.
Më herët ishte qeveria shqiptare që mori e para vendimin për njohjen e ndërsjellë të patentave. Sipas marrëveshjes, tashmë të botuar në fletoren zyrtare parashikohet që qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e kualifikimit dhe të provës për marrjen e asaj greke e cila ka dhe një kosto financiare që shkon nga 700 deri në 1000 euro.
Shqiptarët që jetojnë në Greqi tashmë për të marrë një leje drejtimi nga ky shtet mjafton vetëm që të dorëzojnë atë shqiptare. Marrëveshja, tashmë në fuqi, u nënshkrua në maj të këtij viti mes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe atij grek Nikolaos Kotzias.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm pas zgjidhjes së çështjes së regjistrimit të fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi dhe tërheqjes së rezervës nga Greqia për përdorimin e Vulës Apostile. Sipas statistikave të bëra publike nga Ministria e Brendshme, në shtetin fqinj rezultojnë 557.476 shqiptarë të cilët janë emigrantë të ligjshëm.
Po ne Franc kur do njihen se jan shum shqiptar
Përgjigju