Klubet shqiptare të Superligës duke filluar nga viti 2021 do të kenë më shumë mundësi të përfaqësohen në Kupat e Europës. Atë që është paralajmëruar prej kohësh e ka konfirmuar FSHF me anë të një njoftimi në sajtin zyrtar. Jo vetëm ekipet shqiptare, por të gjithë Europës, do të kenë më shumë mundësi përfaqësimi në kompeticionet e kontinentit të vjetër për shkak të shtimit të një kompeticioni, i cili do të quhet Liga e Konferencës Europiane.
Liga e Europës, ose Europa League siç njihet ndrysh3e duke filluar nga viti 2021 nuk do të jetë më me 48 ekipe, por me 32. 16 ekipeve të tjera do t’u shtohen edhe 16 për të kompletuar kompeticionin në fjalë.
Njoftimi i FSHF-së:
UEFA përmes Qarkores 5/2020 informon lidhur me ndryshimet e formatit të kompeticioneve të Ligës së Kampionëve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës për ciklin 2021-2024. Ky format u jep klubeve shqiptare më shumë mundësi për të luajtur në fazën e grupeve të kompeticioneve evropiane. Kjo do të ndikojë në motivimin e klubeve tona dhe angazhimin e tyre në arenën evropiane. Gjithashtu, kjo mund të ndihmojë klubet edhe nga ana financiare. Përmes këtij formati, të paktën 34 federata do jenë të përfaqësuara në fazën e grupeve, në një prej kompeticioneve.
Formati do të jetë me këtë strukturë:
• Liga e Kampionëve – 32 ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe -125 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
• Liga e Europës – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
• Liga e Konferencës Europiane, – 32 Ekipe, në 8 grupe me 4 ekipe; 141 ndeshje në 15 javë ndeshjesh;
Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 38-të të UEFA-s, ku nga përcaktimi i formatit të ri, në rast se vendi ynë do të vijojë të mbajë këtë vend në renditje, do të mund të përfaqësohemi me 4 ekipe, ku:
1. Ekipi kampion i Shqipërisë hyn në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve;
2. Fituesi i Kupës së Shqipërisë hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë; (në rast se fituesi i Kupës së Shqipërisë është i njëjtë me vendin e parë, të dytë ose të tretë, vendi kalon tek vendi i katërt në kampionat);
3. Vendi i dytë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë;
4. Vendi i tretë në kampionat hyn në Ligën e Konferencës në Raundin e Parë.
Sipas skemës së formatit të propozuar:
• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Parë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Dytë të Ligës së Konferencës;
• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Dytë të Ligës së Kampionëve, atëherë kalon në Raundin e Tretë të Ligës së Europës;
• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë dhe Playoff-et e Ligës së Kampionëve, respektivisht luan playoff ose kalon direkt në Fazen e Grupeve të Ligës së Europës;
• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin e Tretë të Ligës së Europës, atëherë kalon ne Raundin Play-Off të Ligës së Konferencës;
• Në rast se ekipi ynë kampion skualifikohet në Raundin Play-Off të Europa Ligës, atëherë kalon në Fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës.
Kalendari, pavarësisht se planifikohet të mbahet ai i njëjti i Kompeticioneve të Klubeve UEFA, do të saktësohet në periudhën në vijim.
• Oraret e ndeshjeve do të jenë 18:55 dhe 21:00, e Martë, e Mërkurë dhe e Enjte;
• Marta e Mërkura do rezervohet për Ligën e Kampionëve;
• Liga e Europës dhe ajo e Konferencës do i ndajnë ndeshjet në mënyrë të barabartë në dy oraret e të Enjtes;
• Për ndeshje që do luhen në zona mbi dy orë nga ora europiane do rezervohet orari 16:30.
• Nivelet e shpërndarjes financiare dhe pagesat e solidaritetit për klubet pjesëmarrëse do të komunikohen nga ana e UEFA-s në vijim, gjatë këtij viti.
Dje duhesh mare shteti shqiptar me ket ceshtje jo sot
Përgjigju