'Lajm i mirë për Shqipërinë', ministri Hasani: Vendi ynë kalon në fazën e dialogut të postmonitorimit

'Lajm i mirë për Shqipërinë', ministri Hasani: Vendi ynë kalon në fazën e dialogut të postmonitorimit

Ministri Igli Hasani

Përmes një postimi në X, ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se Shqipëria tashmë ka kaluar në fazën e dialogut të postmonitorimit nga Komiteti Monitorues i CoE-PACE.

Sipas Hasanit ky lajm është një tregues i qartë i forcimit të shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Postimi i Hasanit në X:

Lajm i mirë nga Pace_News! Pas 29 vitesh të gjata nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që nga anëtarësimi i Shqipërisë në këtë Organizatë në vitin 1995, Komiteti Monitorues i CoE-PACE ka vendosur të mbështesë unanimisht kalimin e Shqipërisë në fazen e dialogut te postmonitorimit.

Ky vendim është një tregues i qartë i progresit të konsiderueshem të Shqiperise në forcimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të përmirësuar më tej standardet tona demokratike, ndërsa perparojme në mënyrë të qëndrueshme në rrugën evropiane që qytetarët shqiptarë meritojnë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
KiE kalon Shqipërinë në Pasmonitorim, Gjylameti: Gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara

Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti ka qenë pjesëmarrëse në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 5 mars 2024 në Paris.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjykameti shprehet se në agjendë ishte diskutimi për raportin e Asamblesë Parlamentare mbi zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, angazhime të cilat Shqipëria i ka marrë që kur është anëtarësuar në këtë Organizatë, në Korrik 1995.

'E nderuar të merrja pjesë në punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 5 mars 2024 në Paris, ku në agjendë ishte diskutimi për raportin e Asamblesë Parlamentare mbi zbatimin e angazhimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës, angazhime të cilat Shqipëria i ka marrë që kur është anëtarësuar në këtë Organizatë, në Korrik 1995.

Pas një pune intensive një-vjeçare në koordinim të ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit kemi paraqitur të gjitha reformat e ndërmarra në 10 vitet e fundit nga Shqipëria nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, më në fund i gjithë mundi, sakrificat dhe këmbëngulja për të ndërtuar një shtet të ligjor dhe për një jetë sa më të mirë për qytetarët tanë, kjo ditë bëhet një ditë e shënuar, një gur kilometrik që certifikon arritjet e merituara të Shqipërisë.

Vlerësim maksimal për reformën në drejtësi, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, vëmendjen e shtuar të qeverisë në avancimin dhe konsolidimin e të drejtave të njeriut, vëmendje dhe kujdes më të madh për minoritetet, me ligjin që kemi miratuar në vitin 2017, dalja nga lista gri e MONEYVAL së fundmi në tetor 2023, progresi dhe stabiliteti ekonomik, vëmendje më e madhe ndaj grave, fëmijëve dhe grupeve të margjinalizuara dhe shumë vlerësime të tjera, janë indikatorët që sollën mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare për të mbyllur më në fund pas 29 vjetësh anëtarësim në Këshillin e Evropës, procesin e Monitorimit të plotë të Shqipërisë dhe kalimin e saj në Post-Monitorim.

Ky vlerësim është një tjetër meritë që vijon t’i shtohet çdo ditë meritave që merr Shqipëria nga organizata serioze ndërkombëtare, falë një pune të palodhur të Kryeministrit Rama, që e bën kaq të lehtë sigurimin e suksesit të merituar të vendit tonë, punë e cila ka sjellë këtë ndryshim rrënjësor të Shqipërisë në 10 vitet e fundit.

Faleminderit Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrit Igli Hasani, Misionit tonë në Strasburg dhe Ambasadorit Dastid Koreshi për bashkëpunimin dhe koordinimin intensiv me Kuvendin e Shqipërisë gjatë muajve të fundit për të bërë realitet këtë arritje.

Krenare që sot ndaj këtë gëzim, i cili sjell me vete gjithashtu angazhim të shtuar për të vijuar me këmbëngulje rrugën për ta bërë jetën e qytetarëve tanë më të mirë dhe Shqipërinë më të nderuar, ashtu siç ajo e meriton.'- shkruan Gjylameti.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja