Qeveria greke ka shtyrë, lejen e posaçme për punonjësit sezonal, duke lehtësuar emigrantët. Mësohet se është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura, në të cilën urdhërohen drejtoritë e emigracionit, të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri në 31 dhjetor 2020. Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar procedura, pra kush do punëdhënës në
sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhënësin, me detyrimin e gjetjes se banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal. Procedura kryhet brenda 48 orëve nga dita e dorëzimit të dokumenteve. Me këtë shtyrje, mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi.
Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë, shumica derrmuese e tyre janë shqiptarë. Kërkesa më e madhe për krah pune ka qenë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës. Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e Larisës, Volosit, si dhe për sezonin e mbledhjes së ullinjve dhe portokalleve në vjeshtë. Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës,në proçese të cilat nuk preferohen prej vendasve, pavarësisht se prej krizës së Covid-19, parashikohet rritja e pa punësisë në vend me mbi 100.000 persona.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13
-
Athinë/ Pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas është në gjendje të qëndrueshme, por i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv
13 Janar, 16:44
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
Shqipot nga halli e kane qe punojne te greku,por edhe te vinin te punonin tokat ne Shqiperi ,nuk do sillte ndonje ndryshim te madh per ekonomine e tyre pasi ata dine vetem te mbjellin e shesin ne forma teper arkaike,nuk kane shume teknologji moderne,per te mos thene qe shumica s'kane fare,nuk kane as njohurite bazike te menaxhimit te biznesit ,financave e tregut ,presin gjithcka nga shteti,ju mungon iniciativa,nje pjese jane dembele,etj dhe ne fund dorezohen e ngrene supet e vetem ankohen.Kurse greket kane ecur ne shume drejtime,nuk mund te krahasohen me vende si Italia,Gjermania,U.S.A.por prape ne krahasim me Shqiperine jane me mire e keshtu shqipot perfundojne duke punuar per greket,megjithese do ishte me mire <<t'u vidhnin zanatin>>e t'i zbatonin metodat e tyre ne tokat tona.
PërgjigjuKthehuni ne shtepi mor gjytryme,,,se nuk po vdes njeri ketu per buke....
PërgjigjuFiks, tu shku tu punu për grekun e mutit. Ma mire buke e djath te shpija hote se ne greqi
QEJFI modh me punu e me u torturuar ne tokat e grekut,,ju hengert mortja me mire....///
PërgjigjuSa turp ku kena shku si popull. Nje laj i mir me punu tokate greqis dhe tokate e tyre ne shqipni jan bosh.
Përgjigju