60 mijë kontrolle fizike të automjeteve që bëhen çdo vit do të eliminohen pas rimarrjes nga DPSHTRR të  të Kontrollit Teknik. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama thotë se vetëm nga kjo lëvizje u kursehen qytetarëve mbi 90 mln lekë dhe mbi 30,000 orë pritje në vit.

"Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën. Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, certifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit.  U kursehen qytetarëve. 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit", shkruan Rama.

Kujtojmë se prej një viti, që nga fund i i dhjetorit 2020, kontrolli teknik i kaloi shtetit kontretisht DPSHTRR, pasi përfundoi kontrata koncesionare me SGS Automotiv Albania.