‘Më frikësove dhe hoqe buzëqeshjen’, Skënder Brataj dhe Andi Koraqi fitojnë betejën me COVID-19! Shërohen dhe 2 infermierë

‘Më frikësove dhe hoqe buzëqeshjen’, Skënder Brataj dhe Andi Koraqi fitojnë betejën me COVID-19! Shërohen dhe 2 infermierë

Një lajm i mirë ka ardhur nga bluzat e bardha ku dy mjekët Skënder Brataj dhe Andi Koraqi dhe dy infermierë janë shëruar duke mposhtur COVID-19.

Pas 22 ditësh në karantinë dhe vetizolim në shtëpinë e  tij,  drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj më në fund ka fituar betejën e tij me COVID-19. Brataj, një nga mjekët që ishte në vijë  e parë të luftës me koronavirusin rezultoi pozitiv më 24 mars dhe që nga ajo ditë, ka qenë në karantinë në banesën e tij.

Një tjetër i shëruar ishte edhe Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT. Më 31 mars Koraqi shkoi për herë të parë në spitalin infektiv, por qëndroi vetëm një orë, duke konfirmuar kështu që simptomat nuk ishin shumë të rënda. Më 5 prill Koraqi u shtrua në spitalin infektiv, por fatmirësisht sot raportohet se e ka mposhtur COVID-19.

Lajmin e mirë për dy mjekët e dha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se përveç Brataj e Koraqit janë shëruar dhe dy infermierë e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme. Në total deri tani janë shëruar 36 personel shëndetësor.

"Lajme të mira për stafet mjekësore. Më gëzon pa masë lajmi se dr. Skënder Brataj dhe dr. Andi Koraqi e kanë mundur sëmundjen e rrezikshme dhe sot janë të shëruar nga COVID19. Katër mjekë dhe infermierë janë shëruar në 24 orët e fundit. Deri tani 36 personel mjekësor janë shëruar nga COVID-19 duke e çuar në 248, pacientë dhe staf mjekësor e kanë fituar betejën me COVID-19", shkruan Manastirliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
‘Më frikësove dhe hoqe buzëqeshjen’, Brataj dy fjalë për COVID-19: Më mësove rëndësinë e jetës

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili mori sot lajmin e mirë se është shëruar nga COVID-19 ka dy fjalë për këtë të fundit. Duke e parë vetën si pacientë këtë herë, Brataj shkruan se kjo gjë kaq e vogël dhe e padukshme e frikësoi dhe i hoqi buzëqeshjen, por në fund kuptoi se sa e shtrenjtë është jeta.

Brataj shprehet se ishte duke punuar se të mbronte njerëzit dhe vetën nga koronavirusi, ndërkohë që sëmundja kishte hyrë në trupin e tij.

“Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke tentuar të më merrnit edhe frymën! E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim”, shkruan Brataj në përjetimin e tij si pacient i infektuar me COVID-19, ndërsa shton se për herë të parë trajtimi është i njëjtë për të gjithë, pa dallime dhe privilegje.

Statusi i plotë i Skënder Brataj

Për herë të parë u kënaqa pa masë me fjalën dy herë: “NEGATIV”

I nderuar Coronavirus i pa besë!

Ju erdhët fshehtas…

Fshehtas punuat dhe kërkuat me çdo kusht trupin tim, ndërsa isha me kolegë në front duke u përgatitur si të mbroheshim nga ty. Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke tentuar të më merrnit edhe frymën! E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim.

Por Ju Coronavirus harruat se pas sulmit tuaj, që shkaktonte shumë dhimbje, kishte një mbështetje shumë të madhe të qindra njerëzve, miqve, shokëve dhe mbi të gjitha familjes.

Lutjet e shumë njerëzve në të gjitha besimet, më bënë që të ndjehem i mbrojtur, i rrethuar me humanizëm, me dashuri dhe solidaritet dhe unë normalisht do të nxisja vullnetin dhe kurajën, për të të luftuar me të gjitha forcat.

Wau Wau, ja dola!

Ju humbët me mua, por na ndryshuat dhe na bëtë të reflektojmë të gjithëve, se një qenie kaq e vogël si ju, mundët të bllokonit një botë kaq të madhe në pak kohë. Ju na mësuat që lufta me ju do të vazhdojë, prandaj ne po studiojmë të gjitha pikat e dobëta që keni, sepse jemi të sigurt që do ta fitojmë luftën kundër jush.

Mendoni se bota nuk ka çfarë t’ju bëj? Mendoni se bota do të rri duarkryq?  GABONI!

Na mësuat që Jeta është e shtrenjtë, jeta është e bukur, ajo jetohet vetëm njëherë, jeta është pasuria më e madhe që kemi, është gjëja më e çmuar, prandaj ajo duhet jetuar!

Për këtë keni të drejtë, ajo duhet respektuar, asaj duhet ti kushtohemi më shumë.

Ju na rikujtuat që jeta e të gjitha shtresave të shoqërisë para sëmundjeve është e barabartë.

Por, për ju Coronavirus, pra COVID-19, është pak ndryshe; jeni më i shpejtë, shpërndahesh shumë, në një kohë të shkurtër dhe shkaton shumë demtime.

Është hera e parë që trajtimi yt  është i njëjtë për të gjithë.

Është hera e parë që COVID-19 kurohet dhe vlerësohet njësoj për të gjithë pa dallim:

pa privilegje,

pa arrogancë,

pa njohje,

pa moshë,

pa besim fetar,

pa pasuri,

pa pozitë,

pa ngjyrë politike! 

Ne do ta fitojmë luftën kundër teje, sepse do të privohemi nga liria, nga pasuria, nga mirëqenia, nga privilegjet, nga përqafimet, nga shumë gjëra te tjera për aq kohë sa do të na duhet për të të mundur!

Do ja dalim të gjithë së bashku!

Ora 11:38
14 ditë pas shtrimit në infektiv, Andi Koraqi fiton betejën me koronavirusin

Andi Koraqi, shef i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, është shëruar nga koronavirusi. Më 31 mars Koraqi shkoi për herë të parë në spitalin infektiv, por qëndroi vetëm një orë, duke konfirmuar kështu që simptomat nuk ishin shumë të rënda.

Gjithsesi më 5 prill Koraqi u shtrua në spitalin infektiv, por fatmirësisht sot raportohet se e ka mposhtur COVID-19. Edhe rezultatet e skanerit e treguan këtë fakt, pasi rezultatet treguan që ai tashmë është negativ me koronavirus.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aspirin Gripi: 15/04/2020 09:26

    gojet e liga flasin per punet e liga te bolit ne fakultet...ndofta ishte karma?

    Përgjigju
  • Dr_Pronto Soccorso: 14/04/2020 16:15

    Gëzohem shumë që u shëruat sepse jeta e shtrenjtë. Por një gjë nuk kuptova nga ju që jeni dhe mjek, duhej patjetër COVID 19 të të jepte leksion jete, për të kuptuar sa e shtrenjtë është jeta jonë dhe e cdo individi në tokë?! Cudi mendoja se një mjek i pronto soccorso këtë Lexion e merr që në ditën e parë të punës, dhe jo kur lundron drejt të 60... Urime Dr për lexonin e vonuar por që ju vleu të MËSONI akoma!!

    Përgjigju
  • Lina: 14/04/2020 14:53

    Lajm i shkelqyer, bravo mjek e infermier

    Përgjigju
  • kasem: 14/04/2020 12:58

    Skender Brataj duhet te shpallet simboli luftes kunder KOVID 19,pastaj Piperi dhe te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë