Lajm i trishtë për Forcat e Armatosura, ndërron jetë nënkoloneli Agim Sallaku

Lajm i trishtë për Forcat e Armatosura, ndërron jetë nënkoloneli Agim Sallaku

Nënkoloneli Agim Sallaku

Nënkoloneli Agim Sallaku është ndarë nga jeta. Këtë lajm e ka ndarë në rrjetet sociale edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shpreh mirënjohje për kontributin e Sallakut në shërbim të Forcave të Armatosura.

Nënkoloneli ka shërbyer për shumë vite në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në operacionet për shuarjen e zjarreve në malet shqiptare.

'Trishtim dhe dhimbje për ikjen e parakohëshme nga jeta të nënkolonel Agim Sallakut! Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, nënkolonel Sallaku u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të në Forcën Ajrore. Mirënjohje të thellë për kontributin njerëzor e profesional të një prej ushtarakëve më të përkushtuar të Forcave të Armatosura! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve. U prehsh në paqe, nënkolonel Sallaku!', shkruan ministri i Mbrojtjes Pirro Vwngu nw Facebook.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast

Artistët shqiptarë presin reperin Noizy në Green Coast