Ndryshimet në qeveri, pritet dekreti i Begajt! Rama prezanton në PS ministrat e rinj dhe kreun e grupit! Seanca e posaçme shtyhet për nesër

TIRANË- Pas ndryshimeve të kabinetit qeveritar të propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, pritet dekreti i Presidentit Bajram Begaj. Që prej ditës së djeshme, Rama ia vendosi kreut të shtetit propozimet në tavolinë, ndërsa do duhet një dekret i tij që ndryshimet në qeveri të kalojnë në Kuvend, ku kërkojnë 71 vota për të marrë detyrën.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi, ndërsa seanca e posaçme e Kuvendit që ishte parashikuar për ditën e sotme në 18:00 është shtyrë për nesër në 18:00. 

Këto lëvizje të Ramës në kabinet dhe Kryesinë e Kuvendit u diskutuan sot në mbledhjen e grupit të PS që zgjati vetëm 30 minuta. I pranishëm ishte vetë Rama, ndërsa Niko Peleshi u prezantua si kreu i ri i grupit të PS. Në mbledhje ishin tre ministrat e rinj, Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu, ndërkohë që mungoi Ervin Mete i cili nuk do mbajë me postin e 'Financave'. 

Kreu i qeverisë ka falenderuar Taulant Ballën, Niko Peleshin për kontributin e tyre në krye të këtyre ministrive. Ndërkohë mësohet se socialistët kanë mbledhur mbi 30 firma për të propozuar Spiropalin si kryetare të Parlamentit. 

Tre anëtarë të rinj do të shtohen Qeverisë Rama, ndërsa më surpriza nga të gjitha ishte largimi i Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm pas një vit pas emërimit në një prej dikastereve më të rëndësishëm. Megjithatë Balla nuk do të largohet nga kabineti, edhe pse këtë herë do të jetë ministër pa portofol, teksa do të zëvendësojë Elisa Spiropalin si ministër Shteti për Marrëdhëniet me parlamentit.

Ministri i ri i Brendshëm do të jetë Ervin Hoxha, i cili deri më tani mban detyrën e kryeinspektorit të IMT. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vijë Pirro Vengu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Ministri i ri i Financave do të jetë Petrit Malaj, i cili zë vendin e Ervin Metes.  

Elisa Spiorpali është propozuar kryetare e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës. Nnëkryetar Bledi Çuçi, i cili ishte kreut i grupit të PS. Këtë post pritet ta marë Niko Peleshi, i cili u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes.

NDRYSHIMET NË KUVEND
Kryetare e KuvendiElisa Spiropali- Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi- Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi- Zëvendëson Bledi Çuçin 
NDRYSHIMET NË QEVERI
Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi

Më shumë se 30 deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Edi Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare të kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, mëson gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Raziela Myslimaj.

Ndërkohë në orën 13: 30 minuta Spiropali ësht takuar me Presidentin Bajram Begaj i cili ende nuk ka firmosur ndryshimet e kabinetit qeveritar të propozuar dje në Kongres nga kryeministri Edi Rama.

 Në mbledhjen e grupit PS-së që u mbajt paraditen e sotme Kryesocialisti Rama ndërsa prezantoi 3 ministrat e rinj Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengo, si edhe Niko Peleshin që me propozimet e Ramës në Kongres nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes por kreu i grupit të PS-së. 

Elisa Spiropali hyri dje në kongresin e PS-se si Ministre e shtetit për Parlamentin por në fund doli si e propozuar nga Edi Rama për tu emëruar si numri 2 i shtetit. Madje dje Rama ftoi socialistët ti japin të gjithë mbështetjen Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit

Spiropali ka pasur një karrierë politike në ngritje në këto 12 vitet e fundit që kur nisi angazhimin e saj me organizatën "Mjaft", më pas Drejtore Doganash në qeverinë "Rama 1" , drejtuese e qarkut të Shkodrës dhe ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë Rama propozoi që Bledi Çuçi do të marrë detyrën e nënkryetarit të Kuvendit duke larguar nga ky post Ermonela Felaj.  

Ora 11:31
Tre ministrat në ikje marrin vlerësime nga Rama, Report Tv zbardh detaje nga mbledhja e grupit të PS! Mungon Ervin Mete

1722237498_finalprojekt.00460124.Still262.jpg

Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj zbardh detaje nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Një ditë pas ndryshimeve në qeveri dhe Kryesinë e Kuvendit, kryesocialisti Rama mblodhi grupin, ndërsa prezantoi 3 ministrat e rinj Ervin Hoxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengo, si edhe kreun e grupit Niko Peleshi. 

Gazetarja Myslimaj mëson se Rama ka vlerësuar punën e Taulant Ballës dhe Niko Peleshit, dhe Ervin Mete, të cilët drejtonin ministrinë e Brendshme atë të Mbrojtjes dhe të Financave.

Në mbledhje nuk ishte Ervin Mete, i cili u hoq nga drejtimi i ministrisë së Financave.

Ora 09:35
VIDEOLAJM/ Momenti kur ministrat e rinj dalin nga mbledhja e grupit të PS

Tre ministrat e rinj të kabinetit Rama iu bashkuan sot mbledhjes së grupit të PS.

Report Tv sjell pamjet teksa ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i Financave Petrit Malaj dhe ai i Mbrojtjes Pirro Vengu dalin nga mbledhja që u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Ndryshimet e qeverisë pritet të marrin dekretin nga Begaj, për t’i kaluar nesër seancës plenare për votim.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/07/2024 02:18

    Pas Spiropalit qe zevendesoi largimin me arsye te Nikolles,duket se po kuptohet dhe katapultimi i Cucit.Duket qe Rama po ndihej perhere e me teper nervoz sa here qe opozita e populli i rrjeteve sociale i kujtonte Ermonela Felajt 4 te afermit e saj ne prokurori qe tingellonte si zyre private avokatie:Felaj and Felaj and Felaj and Felaj!

    Përgjigju
  • Ton: 30/07/2024 02:12

    E Mete s’e pati te gjatë ! Ndoshta Spaku ka trokitur tek Kryeministria!!!

    Përgjigju
  • Amf: 29/07/2024 20:16

    O Mete të doli boja shpejtë mos surrat mi mor hajdut i pa vlerë more maskara se vodhe në amf për 7 vite mor plerë. Spaku tani besoj se do të të fus një herë në dorë. Plerë hajdut i pa skrupullt

    Përgjigju
  • goshi: 29/07/2024 16:53

    Presidenti nuk duhet ti votoi sepse janë krejtësisht pa vlera.

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/07/2024 12:51

    Edhe enveri kur bente ndryshime pyeste kom qendror apo byron politike Kurse ky gjigandi spyet njeri fare Keta vjedhin te gjith kurse ky del palagur

    Përgjigju
  • Drini: 29/07/2024 09:04

    Nje gje eshte tashme e qarte: qe shtetasi Edi Rama, me detyre deputet ne Kuvend dhe Kryeminister provohet qe eshte inkompetent, i paafte dhe shperdorues i rende abuzues i pushtetit. Ne tre mandate ai ka deshtuar me sukses te perzgjedhe dhe propozoje anetare te Keshillit te ministrave qe te kene stabilitet dhe koherence. Vecanerisht ndryshimet e shpeshta te paargumentuara dhe emerimet private e nepotike si dhe bacground kriminal i shumices se ministrave te tij, qartaz tregon se jo ata por vete Edi Rama eshte pema e helmatisur nga i cili cdo frut eshte e destinuar te jete po e helmatisur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori