Lajm i trishtë/ Shuhet Ylli i muzikës Shqiptare Mehdi Prodani ,Mësuesi i Vaçe Zelës

Lajm i trishtë/ Shuhet Ylli i muzikës Shqiptare Mehdi Prodani ,Mësuesi i Vaçe Zelës

Kitaristi Mehdi prodani

Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë kitaristi, Mehdi Prodani në moshën 91 vjeçare.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga nipi i tij Kujtim Prodani nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Mehdiu ishte një artist i rrallë i Shqiperisë dhe vlerësohej si një nga kitaristët më të mëdhenj të vëndit tone. Por,artistit të madh iu thye zemra dhe karriera, sepse u dashurua me vajzën e gabuar. Mehdi Prodani ‘bashkoi zemrën’ me vajzën e një të arratisuri dhe që kur ishte në kulmin e moshës krijimtarisë muzikore, u përjashtua nga Radio-Tirana.

Ai u fut në burg dhe për gjashtë vite, nuk u dëgjua më për të.

Pas viteve ’90, Prodani iu rikthye dashurisë së tij për artin dhe kitarën dhe nuk iu nda.Gjithashtu kujtojme se ai ishte mesues në kitarë për shumë të rinj të talentuar,mes të cilëve edhe këngëtares së njohur Vaçe Zela.

Në vitet e fundit të jetës, Mehdi Prodani kompozoi dhe interpretoi, ku ndër ta është spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”.Report Tv mesoi se para se të ndahej nga jeta,ai po bënte përgatitje që të gjitha krijimet e tij t’i përmblidhte në një album dhe në një koncert recital.


 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen