Ulet numri i viktimave dhe i të shtruarve! 4 humbje jete nga COVID dhe 581 raste të reja! Kujtim Prodani përfundon te 'Shefqet Ndroqi'

Ulet numri i viktimave dhe i të shtruarve! 4 humbje jete nga COVID dhe 581 raste të reja! Kujtim Prodani përfundon te 'Shefqet Ndroqi'

Foto nga spitali Infektiv

2681 testime, 485 të shëruar, 581 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga ministria e Shëndetësisë sa i përket situatës së pandemisë, ku vërehet se ka një ulje të vdekjeve nga koronavirusi dhe të shtrimeve në spitaleve, si dhe rritje të rasteve ditore.

Betejën me COVID, fatkeqësisht e kanë humbur 4 qytetarë; 2 qytetarë nga Fieri,  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 70-73 vjeç. Gjithsej janë kryer 2,681 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë. Pozitiv me COVID ka rezultuar edhe këngëtari Kujtim Prodani dhe për shkak se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e brishtë, i është dashur të shtrohet në spitalin "Shefqet Ndroqi" pasi ka pasur nevojë për oksigjen.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. "Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit", vijon apelin ministria.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         581

Të shëruar në 24 orë      485

Të shtruar në spitale      285

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore              2681

Testime totale            260,560

Raste pozitive             57,727

Raste të shëruara       33,185

Raste Aktive                23,368

Humbje jete                1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13432

Fier  1591

Shkodër   1300

Durrës  1220

Vlorë   1011

Korçë    948

Lezhë    884

Elbasan 877

Berat     784

Gjirokastër 491

Kukës 431

Dibër  399

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Kujtim Prodani infektohet me COVID-19, shtrohet te Shefqet Ndroqi

Këngëtari Kujtim Prodani është i infektuar me COVID-19. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e brishtë aq sa i është dashur të shtrohet në spitalin "Shefqet Ndroqi" pasi ka pasur nevojë për oksigjen.

Kujtim Prodani e ka dhënë vetë lajmin me një postim në facebook, ku shkruan se kjo flamë e keqe (virusi) ka marrë shumë miq e të afërm.

"Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika "Shefqet Ndroqi"", shkruan Prodani

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 tesksteve këngësh. Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.

Kujtim Prodani i shtruar ne te spitali COVID2

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve