Lajme të bukura nga moderatorja e
Top Channel, konfirmon shtatzëninë

Lajme të bukura nga moderatorja e<br />Top Channel, konfirmon shtatzëninë
Pas përhapjes së lajmit të shtatëzënisë, moderatorja e njohur e Top Channel ka bërë konfirmimin e saj. E kontaktuar nga Anabel.al, Jonida Shehu konfirmoi lajmin, ndërsa shtoi se do të preferonte që të mbetej private, pasi është në muajt e parë të shtatëzënisë.

“Është akoma e çuditshme për mua. Në fund të fundit është ajo që i ndodh çdo femre. Unë nuk jam tip që kam shumë entuziazëm ose nuk e shpreh, por sigurisht që ka shumë emocione,” tha ajo duke shtuar se gjinia e fëmijës nuk dihet akoma.

Megjithëse në një lidhje prej katër vjetësh me partnerin e saj, Jonida tregon se dasma nuk bën pjesë në planet e tyre të ardhshme. “Nuk jemi tipa dasmash,” tha ajo.

Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin. Megjithëse është përpjekur të jetë sa më e rezervuar për jetën private, Jonida ka treguar se partneri i saj merret me skenografi dhe nuk është një personazh i njohur i televizionit. /Anabel.al/


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

7/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike