Lajme të këqija për ata që kishin planifikuar një të diel në plazh! Dita e nesërme sjellë ulje temperaturash e reshje shiu

Të gjithë ata që kishin planifikuar një të diel në plazh, bëjnë mirë të shikojnë fillimisht parashikimin e motit. Në një lidhje me skype per "Report TV", meteorologia Adiola Bani tha se dita e nesërme do të sjellë rënie të temperaturave, ku maksimumi që do të arrijnë do të jetë 25 gradë. Po ashtu do të ketë vranësira të dukshme në të gjithë vendin, ndërsa pasditja prite të sjellë edhe shtrëngata afatshkurtra.

"Dita e diel do sjellë rënie të temperaturave jo vetëm gjatë mëngjesit, por edhe në mesditë, ku priten temperatura jo më shumë se 25 gradë. Aktualisht kemi ndryshim të masave ajrore që na kanë sjellë këtë freskim të motit. E diela do të sjellë edhe prezencë të dukshme vranësira kur herë pas here në orët e pasdites do të ketë prezencë të dukshme të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra. Presim që këto kushte atmosferike të vijojnë edhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme, të hënë dhe të martën. Stabiliteti pritet vetëm pas mesit të javës që vjen, duke na kthyer edhe temperaturat e larta", tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun