Lajme të këqija për të gjithë ata që e duan verën e kuqe
Gotat aq me shije të verës së kuqe mund të jenë të dëmshme për trupin tuaj. Sidomos lëkura juaj mund të pësojë dëmtime të rënda.
Foto ilustruese
Vera e kuqe shijon jashtë mase në një bregdet gjatë stinës së verës ose pranë një oxhaku me personin që dashuroni gjatë stinës së dimrit. Domethënë mund të qeshni nën aromën e verës së kuqe pa e ditur se çfarë dëmesh po shkaktoni trupit tuaj.
Ka patur studime të shumta në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por realisht, pirja pa sasi të moderuar mund të rrisë rrezikun e çmendurisë dhe të shkaktojë inflamacion, gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.
Vera gjithashtu mund të jetë pija më e keqe për lëkurën tuaj nga të gjitha zgjedhjet e alkoolit, sipas mjekes naturopatike, Dr Isabel Sharkar. Dr Sharkar zbuloi se lëngu i rrushit i fermentuar pa filtër mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni një gjendje të tillë si rosacea.
Sheqeri është shkaku kryesor i inflamacionit nga konsumimi i alkoolit. Për shkak të kësaj, koktejlet e bëra me aditivë të ëmbël si shurup ose lëng, janë të dëmshme për lëkurën tuaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Doni një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim? Ja ushqimet që duhet të konsumoni
10 Mars, 17:00
-
Papa Françesku drejt përmirësimit/ Vatikani: Terapia po jep rezultat
10 Mars, 07:37
-
Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut
5 Mars, 10:21
-
Pse është mirë të hani mëngjes në të njëjtën kohë çdo ditë?
21 Shkurt, 15:46
-
Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të hiqni kilet e tepërta
16 Shkurt, 11:23
-
Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën
13 Shkurt, 07:39
-
Protestë kundër kompanisë turke që shfrytëzon kromin në Has: Nga shpërthimet me dinamit në minierë u dëmtuan 11 banesa
12 Shkurt, 15:42
-
Këto janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit të mentes
12 Shkurt, 07:34
-
A uleni shpesh këmbëkryq? Ja përse duhet ta shmangni këtë veprim
9 Shkurt, 16:51
-
Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina
3 Shkurt, 19:12
-
Nga problemet me kockat te depresioni, çfarë shkakton mungesa e Vitaminës D?
22 Janar, 17:29
-
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
21 Janar, 16:52