Lajmërimi i ISSH/ Pensionet e fshatit, përfitimet për ata që sigurohen

Lajmërimi i ISSH/ Pensionet e fshatit, përfitimet për ata që sigurohen

Fermerët

Me ndryshimet e reja në ligj, fermerët përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si një investim i mirë për jetën dhe shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre.

Duke paguar kontributet përkatëse, ata mund të përfitojnë: pension pleqërie; pension invaliditeti; pension familjar për fëmijët; sigurim për barrëlindjen për nënat e reja; vizitën mjekësore pa pagesë dhe kompensimin e çmimit të barnave mjekësore në rast sëmundjeje.

Kushtet

Sipas ligjit, personi që futet në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t’u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi, duhet të plotësojë këto kushte: Të ketë mbushur moshën 16 vjeç; të jetë i aftë për punë; çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension; nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë.

I vetëpunësuari në bujqësi duhet të banojë në të njëjtin nënqark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale; të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në nënqarkun fqinjë.

Kontributet

Sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi është i detyrueshëm. I vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat fushore mund të derdhë kontributet për sigurimet shoqërore kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 17.280 lekësh.

Kurse i vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat malore, mund t’i derdhë kontributet për sigurimet shoqërore kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 11.232 lekësh. Afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik.

Përfitimet

I vetëpunësuari në bujqësi, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, është përfitues, sipas rastit, i pensionit bazë të pleqërisë; pensionit të pjesshëm të pleqërisë; pensionit të reduktuar të pleqërisë; pensionit të invaliditetit; pensionit të pjesshëm të invaliditetit; pensionit familjar.

Duke u siguruar si i vetëpunësuar në bujqësi në zonën fushore për 15 vjet, në masën prej 65.702 lekësh, përfitohet pension i pjesshëm pleqërie prej 4.404 lekë në muaj, dmth për 1 vit e 3 muaj pension pleqërie mund të merren ato çfarë janë paguar. Zona malore paguan 42.702 lekë dhe përfiton pension të pjesshëm pleqërie në masën 4.404 lekë në muaj, pra për 10 muaj pension pleqërie merren ç’janë paguar.

Dokumentacioni

I vetëpunësuari në bujqësi duhet të paraqesë tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi të sigurimeve shoqërore këto dokumenta: çertifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjëndjes civile; vërtetimin e pronësisë mbi tokën, lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme të komunës ose bashkisë, ose akt noterial, që vërteton tjetërsimin e pronës (p.sh, qiramarrje).

Në çdo rast, për sigurim të periudhave për vitin korent, si dhe për periudha të kaluara, do të paraqitet vërtetimi i lëshuar nga komuna, ku cilësohet se personi ushtron veprimtari, bujqësore apo blegtorale.  Inspektori i të vetëpunësuarve në bujqësi, pasi gjykon për plotësimin e kushteve për sigurim si i vetëpunësuar në bujqësi, plotëson dokumentin tip “Urdhër veprim”.

Për të bërë pagesën paraqitet ky dokument në zyrën postare ose në zyrën bankare. Me kryerjen e pagesës zyra postare lëshon dokumentin “Mandat arkëtimi”, ndërsa me kryerjen e pagesës në zyrën bankare lëshohet dokumenti “Veprim arke”, i cili konfirmon kryerjen e kësaj pagese. Me dokumentin “Mandat arkëtimi” ose “Veprim arke” personi paraqitet për regjistrim tek inspektori i sigurimit të të vetëpunësuarve në bujqësi, ku ka marrë “Urdhër veprimin”.

Këto dokumenta në asnjë rast nuk duhet t’u dorëzohen punonjësve të sigurimeve shoqërore. Ato janë personale. Në fund të procedurës dhe pas pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore bëhet pajisja e detyrueshme me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 17/06/2018 12:13

    Lesh lesht po une qe rri ne qytet dhe punoj ne fshat nuk sigurohem? Apo sigurohem si biznes ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë