Shqiptarja.com sjell lajmet më të lexuara të vitit që lamë pas. Më poshtë është lajmi i publikuar më 2 tetor 2022, kur një i ri grek, 23-vjeç, u nis për të grabitur një shqiptar në Volos të Greqisë por u surprizua nga reagimi.

Lajmi i botuar më 2 tetor 2022:  23 vjeçari grek grabit shqiptarin në rrugë, por s’i kishte bërë mirë llogaritë! 54-vjeçari e ndjek, i jep 'një dru të mirë' dhe ia dorëzon policisë

Një i ri grek, 23-vjeç, u nis për të grabituar një shqiptar në Volos të Greqisë por nuk e kishte menduar mirë siç duket se me kë kishte të bënte. Ai ka para 54-vjeçarin shqiptar teksa ecte rrugës, i është ishte afruar nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë! Mbasi mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por viktima nuk u dorëzua.

Rritje e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë, ministri turk i Mbrojtjes: Po bëjnë veprime provokuese, i kemi trupat në gatishmëri. Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një tjetër që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe i kanë ‘futur’ një ‘dru të mirë’ derisa ka ardhur policia, të cilët e kanë marrë grabitësin me pranga. I riu u dërgua në Sigurim, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje.