Pasditen e sotme ka qarkulluar në disa portale lajmi se Krye-regjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Blerina Doracaj është shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Rama.

Por Report Tv kontaktoi me Blerina Doracaj, e cila mohoi lajmin duke pohuar se është në zyrë dhe vijon detyrën që mori pak muaj më parë. “Unë nuk di asgjë, jam në punë në zyrë, jam duke punuar, nuk kam asnjë komunikim për shkarkim nga detyra” u shpreh ajo për Report Tv.

Blerina Doracaj ishte e 23 në listën e PS në Tiranë për deputetë, por nuk arriti që të hynte në Kuvend. Kryeministri Rama i besoi dy muaj më parë detyrën e Krye-regjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

dy.b/shqiptarja.com