Lajmet pozitive nga fronti i shëndetësisë, në Itali dalin datat për rifillimin e mundshëm të Seria A

Lajmet pozitive nga fronti i shëndetësisë, në Itali dalin datat për rifillimin e mundshëm të Seria A

Pas shumë e shumë diskutimeve nëse kampionati do të ndërpritet përfundimisht apo jo, tani në Itali po diskutohet për datën e mundshme të rifillimit të kampionatit, të ndërprerë për shkak të koronavirusit. Nisur edhe nga situata optimiste e ditëve të fundit nga fronti i Shëndetësisë mediat italianë shkruajnë se kampionati italian mund të rinisë me 20 maj, në një kohë kur stërvitja e klubeve do të nisë në fillimin e po këtij muaji.

Në ditët e fundit ka patur shpresë duke parë uljen e numrit të personave që ndërrojnë jetë për shkak të COVID-19 dhe si rrjedhojë Liga e Seria A po mban kontakte të vazhdueshme me klubet për të caktuar një datë fikse për rinisjen e kampionatit.

Ideja është që më 20 maj të rinisë Seria A, një nga kampionatet më të bukur në botë, me rikuperimin e disa ndeshjeve të mbetura nga java e 25, duke përfshirë edhe Inter-Sampdoria. Më tej javët do të luhen çdo tre ditë dhe sipas llogarive i bie që kampionati italian të ulë siparin më 2 gusht.

Kjo shkon në sinkron edhe me urdhërat e fundit të UEFA-s që primarë ka vendosur përfundimin e kampionateve respektive në Europë. Në këtë mënyrë dy kompeticionet e UEFA-s, Champions League dhe Europa League, do të luhen pas kësaj date, por do të përfundojnë brenda verës, në mënyrë që edhe këtu të mos mbetet fituesi pa u shpallur.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë