Aksident në Sarandë-Ksamil/ Turistët italianë me motor përplasen me një makinë, vdes gruaja, rëndë i shoqi (VIDEO)
Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur sot në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori. Ka humbur jetën një turiste italiane, ndërsa i shoqi është në gjendje të rëndë. Çifti po udhëtonte me motoçikletë.
Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në aksin Sarandë-Ksamil, tek vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.
Një makinë tip “Ford” me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip “Piaggio” me targa AL 429, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë, burrë e grua, me banim në Genova. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga përplasja ka humbur jetën turistja italiane Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj Giuseppe Sciutto, 65 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. I shoqi është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Report Tv ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. Siç shihet makina ka dëmtime në pjesën e përparme dhe nga vendndodhja e saj duket që ka hyrë në parakalim.
Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor Sarandë – Butrint, në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.
Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip “Ford” me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip “Piaggio” me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.
I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës. Po punohet për gjeneralitetet e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Bukuroshat Shqiptare,,jane shoferat me te felliqur kjo vien nga fodulleku dhe padurimi qe na karakterizon,,e bej shpesh ate rruge dhe i di parakalimet e hajvanve nga super katundi me i madh qe ka Evropa qe quhet Tironë me banoret PASUNARË
Përgjigju
shoku: 24/08/2018 16:17
Qe nga foto duket makina ne krahe te kundert komplet dhe e ka goditur motorrin. Denimet duhet te ashpersohen nga 10 deri 15 vjet po jane fajtore me vdekje.
Përgjigju
Kola: 24/08/2018 14:25
Me vjen keq per mentalitetin tone qe le shume per te deshiruar. I japim makines sikur te jemi vetem ne ne rruge dhe sikur ska makina te tjera. Kur ne te mesojme si te ecim ne kembe..(se nuk dime) atehere do mesojme ti japim makines.
Përgjigju
Ilo: 24/08/2018 13:19
Bravo Policia i mbushet blloqet mbushni edhe arken pa le te vdesin njerez,o derezinj hiqin patenten fajtorit ,paditini qe te mos e nxjerre koken nga burgu vetem keshtu ju vijne trute ketyre njerzve
Përgjigju
ale: 24/08/2018 13:07
e pabesueshme jemi nje popull me me pak se 3 mln banor dhe kemi bilanc lufte vetem nga aksidentet rrugore..
Përgjigju
Femi Kryeziu: 24/08/2018 14:01
Eshte tmerr te vozitet ne rruget e Shqiperise me veture, ndersa me motociklete, te mbysin pa u menduar...
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Bukuroshat Shqiptare,,jane shoferat me te felliqur kjo vien nga fodulleku dhe padurimi qe na karakterizon,,e bej shpesh ate rruge dhe i di parakalimet e hajvanve nga super katundi me i madh qe ka Evropa qe quhet Tironë me banoret PASUNARË
PërgjigjuQe nga foto duket makina ne krahe te kundert komplet dhe e ka goditur motorrin. Denimet duhet te ashpersohen nga 10 deri 15 vjet po jane fajtore me vdekje.
PërgjigjuMe vjen keq per mentalitetin tone qe le shume per te deshiruar. I japim makines sikur te jemi vetem ne ne rruge dhe sikur ska makina te tjera. Kur ne te mesojme si te ecim ne kembe..(se nuk dime) atehere do mesojme ti japim makines.
PërgjigjuBravo Policia i mbushet blloqet mbushni edhe arken pa le te vdesin njerez,o derezinj hiqin patenten fajtorit ,paditini qe te mos e nxjerre koken nga burgu vetem keshtu ju vijne trute ketyre njerzve
Përgjigjue pabesueshme jemi nje popull me me pak se 3 mln banor dhe kemi bilanc lufte vetem nga aksidentet rrugore..
PërgjigjuEshte tmerr te vozitet ne rruget e Shqiperise me veture, ndersa me motociklete, te mbysin pa u menduar...