Aksident në Fier, makina përplas motorin, plagoset një grua (VIDEO-FOTO)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të pedonales në qytetin e Fierit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor, dhe për pasojë është plagosur një grua.

Drejtuesi i automjetit për të shmangur aksidentin ka devijuar nga rruga duke hipur në trotuar ku ka përplasur dhe dy makina të tjera që ndodheshin të parkuara.

Foto nga vendi i ngjarjes

Në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe ato zjarrfikëse. Gruaja që ndodhej në motor është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk ka marrë dëmtime. 

Motorçikleta ku po udhëtonte gruaja

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta