Nga Berlini, ku ndodhej bashkë me vetë Belinda Ballukun për të marrë pjesë në Forumin Global të Dialogut, kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë mbi lajmet se numrit 2 të qeverisë i është dërguar një fletëthirrje për tu paraqitur në SPAK të hënën e shoqëruar nga avokatët.
Kryeministri Edi Rama i pyetur nga Deutsche Welle dha një përgjigje të përgjithshme, por pa mohuar nëse ajo është thirrur ose jo. Rama tha se nuk ka asnjë koment, përsa kohë qëndrimi i tij është se drejtësia ka punën e saj.
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”-ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama nga Berlini ku mori pjesë në punimet e Forumit Global të Dilaogut.
Një ditë më parë, dhe SPAK i pyetur nga gazetarët dhe një përgjigje fare të shkurtër pa mohuar dhe pa konfirmuar rastin. "Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median".
Ndërsa opozita reagoi përmes kundërshtarit direkt të Belinda Ballukut në zgjedhjet e fundit, nënkryetarit të PD Gazment Bardhit duke ngritur dyshimin se zv/kryeministrja thirret për t’iu komunikuar statusi “e pandehur”. Por ai shtoi se zv kryeministrja mund të mos shkojë të hënën në SPAK, me justifikimin e pjesëmarrjes në një aktivitet ndërkombëtar në fillim javë.
Vetë PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Janar, 12:58
A jeni dakord me propozimin e Ramës për Kuvend me 100 deputetë?
-
Po
85.9%
-
Jo
10.4%
-
Nuk kam mendim
3.7%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petro Koçi: Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën
18 Janar, 14:52
-
Analisti Andoni për Report Tv: E drejtë ulja e numrit të deputetëve, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat
18 Janar, 13:57
-
Tiranë/ Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at, SPAK: Kontrolluam 28 objekte, përfshirë 2 kulla luksoze! 8 të arrestuar, 3 vëllezërit në kërkim! Pronarët lëviznin me një 'Ferrari' (EMRAT)
18 Janar, 13:32
-
Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës
18 Janar, 13:12
-
Rama i përgjigjet opozitës: SHBA s'kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, është pezullim i përkohshëm i lejeve të punës (VIDEO)
18 Janar, 09:48
-
Shqipëria në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës/ Rama publikon ftesën e Trump dhe rrëzon pretendimet në media: S’do paguajmë 1 mld € për të qenë pjesë, jo palestinezë në vendin tonë
18 Janar, 08:13
-
Ibrahimaj: Bashkitë- sipërmarrëse, do aplikojmë disa instrumente financiarë për zhvillimit ekonomik në pushtetin lokal
17 Janar, 19:45
-
Mero Baze: Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?
17 Janar, 19:36
-
Jakin Marena: Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha
17 Janar, 19:25
-
Protesta e tretë kombëtare para Kryeministrisë/ Lapaj: Shteti është vënë në shërbim të krimit! Aktivistët e 'Shqipëria Bëhet' hedhin miell drejt policëve
17 Janar, 19:16
-
Fatos Çoçoli: Shqipëria në Bordin e Paqes së Gazës
17 Janar, 19:07
-
Nga Trump te Tony Blair, ja kush është pjesë e Bordit Ekzekutiv Themelues për qeverisjen e Gazës
17 Janar, 18:12
do shpetoj shqiperia ne momentin qe kjo shtriga do largohet nga skena politike
Përgjigju