TIRANË- E kujton të gjithë ngjarjen, edhe pse vetëm 11 vjeçe, Rudina Hajdari nuk i fshin asnjë moment kujtimet e babit të saj Azem Hajdarit. Gjatë një interviste në emisionin “N’kohë” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Hajdari flet për herë të parë duke dhenë detaje për ngjarjen e trishtë të ndarjes nga jeta të idhullit të saj.
E kujtoni momentin e trishtë kur babi juaj ndërroi jetë? Si u njoftuat për këtë?
-Kam qenë 11 vjeçe në momentin që ka ndodhur si situatë, kemi qenë në Selinë e Partisë Demokratike ngjysëm ore përpara se të ndodhte ngjarja.
Pata fatin e madh dhe mendoj se zoti donte që unë ta takoja pak më përpara se ai të ndahej nga jeta dhe ishte moment i bukur kur e takova, se ishim familje dhe mami ishte shtazën at kohë dhe babi sapo ishte kthyer nga Fieri dhe po ka tregonte i lumtur se si kishte shkuar.
Ishte ora 20:15 minuta, rreth orës 20:30 do të ndiqte lajmet në zyrë dhe kishte një takim me doktor Berishën.
Ai ishte momenti i fundit që ne u takuam dhe u larguam në shtëpi, sapo mbërritëm e morëm vesh lajmin nëpërmjetë radios, e çuditshme, në fillil nuk e besuam sepse e prisnim në shtëpi sepse na tha që do të vinte në shtëpi dhe një plagosje e tillë kishte ndodhur edhe në parlament një vitë më parë.”-tha ajo.
Por si e kujton sot Rudina, Azem Hajdarin?
- E kujtoj si njeri që u përpoq aq shumë, edhe më shumë akoma kur mendoj sfidat që ai kalonte, vështirësit që ai kalonte me të gjitha ndodhitë që kishte në atë kohë, lufta civile e 97, përballaja e ashpër me regjimin dhe mënyrën se si e mposhtën. Miqtë dhe armiqtë që kishte, të gjitha këto janë shumë më të vështira se sa koha që kalojmë sot.
Teksa iu përgjigj kërkesës së moderatori për një sfidë në natyrë, Rudina nuk ka nguruar të ndaj detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.1%
-
Jo
54.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9603
Lajme të tjera
-
Rudina Hajdari tregon bisedën me ‘personin A’, Agron Neza
4 Shkurt, 12:51
-
Rudina Hajdari konfirmon ndarjen nga ish-bashkëshorti, tregon raportin që ka me të sot
18 Dhjetor 2022, 11:42
-
Rudina Hajdari konfirmon divorcin, flet ish deputetja pa dorashka dhe tregon çfarë marrëdhënie ka sot me ish-bashkëshortin
19 Nëntor 2022, 08:09
-
Kritikat ndaj Berishës, Hajdari zbulon në Report Tv marrëdhënien me ish-kryeministrin: S’më ka mbajtur inat! Do protestojmë deri në rrëzimin e Ramës
15 Nëntor 2022, 18:00
-
Kriminaliteti, ish deputetja Hajdari: Shqiptarët po ikin të gjejnë shpëtim nga kjo klikë skandaloze! Ja ç’thotë sondazhi
23 Shtator 2022, 10:59
-
Financimet ruse në PD, Hajdari: Kushdo që është përgjegjës të hetohet! Lidershipi? Berisha do mjekojë plagët që la Basha
21 Shtator 2022, 12:41
-
'Shteti i ka lekët por duhet të ndalojë vjedhjen', Rudina Hajdari: Pedagogët dhe studentët të takohen jo në auditorë, por në shesh
20 Shtator 2022, 19:33
-
24 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Rudina kujton të atin: Pashë në makinë këmishën e gjakosur, çfarë më tha sapo më pa
12 Shtator 2022, 19:11
-
Homazhet për Azem Hajdarin, Rudina Hajdari: Ishte ndër figurat më të pastra që i shërbeu Shqipërisë
12 Shtator 2022, 12:47
-
'Sa herë shkonte te busti thoshte gjyshi!' Rudina tregon si e ‘ka prezantuar’ të bijën me Azem Hajdarin
8 Korrik 2022, 08:46
-
Hajdari në ‘Repolitix’: Shqipëria nuk ka patur progres për integrimin drejt BE-së! Ballkani i Hapur do vërë në pikëpyetje rrugëtimin tonë në union
22 Qershor 2022, 22:51
-
Berisha ‘çan’ PD dhe ‘Rithemelimin’, zgjedh Topallin e ‘flak’ Kokalarin e Hajdarin
30 Maj 2022, 21:16