TIRANË- Kreu i Rithemelimit ka mbledhur grupin parlamentar mëngjesin e sotëm, ndërsa doli me një deklaratë të habitshme, duke thënë se Taulant Balla është në hetim për lidhjet e tij me grupet kriminale.
Madje, Berisha thotë se EUROPOL i ka sjellë prokurorisë shqiptare të dhëna për Taulant Ballën, e për këtë thotë se e ka ‘konfirmuar përmes burimeve të tij serioze’. Berisha hedh akuza se Balla është i lidhur me grupet kriminale të Elbasanit, Librazhdit, Lushnjës, e kjo sipas tij është e vërtetuar me dokumente zyrtare, por pa publikuar asnjë prej tyre.
“Emërimi i Ballës është emërimi i krimit në krye të asaj ministrie. Balla me dokumente zyrtare rezulton i lidhur ngushtësisht me bandat e Elbasanit, Cërrikut, Lushnjës, Librazhdit dhe klanin Rraja. Për këto ka dokumente. Balla është në hetim, është thirr të paktën tre herë në SKAP-in e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka me emër të shoqes dhe për probleme të tjera.
Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Taulant Ballën, kjo e thirrjes së tij në SKAP është 100% e vërtetë, jo një po disa herë, paçka se dilte e thonte isha për Saliun, ata e kishin thirr për lidhjet e tij me krimin. Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol që e kanë të regjistruar sipas këtij burimi, kjo mbetet në fshehtësinë e SPAK, përderisa Rama e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet. Përveç deputetit, ka imunitet edhe si ministër i brendshëm, mund të ushtrojë mbi prokurorët presione nga më të ndryshmet”, tha Berisha.
Sa i takon emërimit të Ballës si Ministër i Brendshëm, Berisha thotë se Rama vuri në krye të ministrisë mikun më të ngushtë të Rrajave.
“Thjesht hoqi ministrin e familjes dhe emëroi mikun më të ngushtë të Rrajave pas vetes së tij në politikë, që është Taulant Balla, emërimin e të cilit në Ministrinë e Rendit, bandat e qyteteve e festuan me fishekzjarrë", tha Berisha.
Ai komentoi edhe kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, duke thënë se Rama po bën negociata që ta kthejë në Shqipëri.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe emërimin e Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm. Berisha thotë se Balla dhe Rama janë dy miqtë më të ngushtë në politikë të bandës së Rajave. Në mbledhjen e grupit, Berisha tha se Rama e vuri në krye të ministrisë së brendshme mikun më të ngushtë të Rrajave.
"Historia dramatike, ngjarja kriminale në guroren e Borizanës është dëshmia më autentike e karakterit mafioz të shtetit të Edi Ramës. Banda Rraja në vite ka përbërë mafien më të rrezikshme të Shqipërisë së Mesme, e lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën, Taulant Ballën dhe pushtetarët e tjerë.
Banda Rraja ka qëndruar mbi ligjin për vite e vite, e mbështetur fuqimisht nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Ata janë përdorur si vrasës me pagesë, si torturues dhe arrestimi i fundit i nipit të Rrajës deputet, ne ia detyrojmë shërbimeve të vendeve mike dhe partnere, sepse ata kanë sjellë të gjithë regjistrimin, interceptimin mbi të cilat u realizua arrestimi i tij.
Por ai ishte një prej tyre, natyrisht jo i shkëputur. Bota i pa se si vërsulën në mënyrën më shtazore ndaj dy qytetarëve që kishin shkuar të ankohen te policia Rraja, se më e keqe ishte policia aty që i shiti dhe i tradhtoi ata, dhe i bëri ata nishan për një grup shtazor, jo njerëzish. Pasi u kishin prishur shtëpinë, donin t’u mbyllnin gojë me shkopinj dhe revole. Kjo ngjarje që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare, e cila dëshmon përfundimisht se ligji është në duart e mafies, rendi është në duart e mafies, ka pasur jehonë dhe ndërkombëtare.
Por për këtë ngjarje, në zbatim të kodit të mafies, një njeri nuk ka folur dhe ky është Edi Rama. Edhe Rrahmani vetë foli dy fjalë, por Edi Rama nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për ngjarjen. Kodi i padrinos ky është. Thjesht hoqi ministrin e familjes dhe emëroi mikun më të ngushtë të Rrajave pas vetes së tij në politikë, që është Taulant Balla, emërimin e të cilit në Ministrinë e Rendit, bandat e qyteteve e festuan me fishekzjarre", tha Berisha.
Sali Berisha thotë se do mbledhin firmat dhe do kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Arben Ahmetajt.
“Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi. Edi Rama duhet të thirret për mocion me debat në parlament ku duhet të japë llogari për të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale që kryeson. Prandaj të çojmë firmat urgjentisht dhe të kërkojmë mocion me debat”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri. Sipas Berishës, duke qenë se dje avokatët e Ahamtajt thanë se ndodhet jashtë për arsye familjare, ky është një mesazh që po negociohet që Ahmetaj të kthehet në Shqipëri, vetëm nëse Rama i plotëson kërkesat që ka.
“Java kishte si ngjarjen më të jashtëzakonshme, arratisjen e Arben Ahmetajt. Arratiset njeriu që nga viti 2013, për të paktën tetë vite ose nëntë vite, ishte superministri, por edhe zëvendëskryeministri për një periudhë të tërë, i qeverisë së Edi Ramës. Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër, moralin e ulët, standardet më të ulëta morale të kësaj bande, kësaj organizate kriminale që është në pushtet. Prokuroria speciale, në të gjitha ato akuzat që ka renditur, ose të paktën që janë bërë publike, mendoj se ato janë plotësisht të drejta, por ajo është treguar shumë e kursyer.
Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them se e çoi në ekzil? Në pamjë të parë duket paradoks se edhe i hapi dosjen dhe e çoi në ekzil. Por e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën. Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte se ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë. Pse them se e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë. Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet”, tha Berisha.
O BANDIT berisha CFAREDO TE KETE BERE Z.BALLA, VEPRIMTARINE TENDE BANDITESKE NUK E ARRIN DOT....
PërgjigjuPo pse qe Taulant Balla eshte i idhur koke e kembe me grupet kriminale te qarkut te Elabasanit duhet ta thote Berisha qe ta besojme ne?! Nuk e kuptoj titullin e juaj? Apo ashtu eshte i muhabet......
PërgjigjuAshtu sic na thone nga amerika qe ne vendin tone ka korrupsion or teeeejjjjj
No koment. Kemi komentuar aq shum sa s'kemi fjal. Sja vlen.
PërgjigjuSa fantastik eshte ky berisha ne politik hahaha eshte estrad fare..
Përgjigju