Lakrori me dy petë 'gjallëron' fshatin Polenë të Korçës! Kryebashkiaku: Janë festa që synojnë të promovojnë produktet tipike të zonës

KORÇË- Lakrori i famshëm me dy petë, një nga gatimet më të spikatura të zonës së juglindjes e shndërroi fshatin e Polenës në epiqendrën e festimeve turistike.

Qytetarë, vizitorë dhe turistë i janë bashkuar kësaj feste në të cilën amvisat polenake përgatitën një prej gatimeve tradicionale korçare, duke u dhënë të gjithëve mundësinë për te shijuar dhe parë nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së lakrorit në saç.

“Shumë të mirë i kishin bërë, ju lumshin duart”, tregoi një vizitore.

“Në fillim zëmë brumin. Për një lakror me dy petë duhen 500 gram miell. Pastaj fillojmë procesin e hapjes së petëve. Bëhet peta e poshtme, hidhet gjella dhe pastaj peta sipër. Pastaj përpara se të hidhet në saç i hidhet ujë. Pastaj vëmë saçin. Pasi nxehet saçi e vendosim lakrorin. Pas 20 minutash i hedhim sërish ujë. Dhe në fund kur e heqim e lyejmë me yndyrë. Me gjalp ose vaj”, tregoi një amvisë.

“Me qepë e domate është më e preferuara”, tha një amvisë.

Festa e lakrorit e shndërruar në një traditë të përvitshme është sjellë si një paketë e Bashkisë së Korçës, për të promovuar traditën e kuzhinës korçare dhe për të gjallëruar fshatrat turistike të zonës së Korçës.

“Janë festa që synojnë jo vetëm të promovojnë produktet tipike të zonës, por edhe të krijojmë një atmosferë të gjallë, jo vetëm për banorët e zonës por edhe për shumë vizitorë që vijnë të vizitojnë Korçën”, tha kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Për të 13 vit radhazi kjo festë e shndërroi fshatin e Polenës gjatë kësaj fundjave në një nga vendet më atraktive të zonës, duke mirëpritur turistë vendas dhe të huaj të cilët shijuan panairin me produktet bio si dhe gatimet tradicionale.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/09/2021 00:03

    Ne Shqiperi lakroret preferohen shume,por me shume ne zona te tilla,te ftohta,por per ata turiste qe kujdesen per peshen,jane te ndjeshem ndaj glutenit,apo vuajne nga diabeti,apo tensioni i larte,lakroret jane nje /JO/ e madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri