Ish-kapiteni i Hanoverit në Gjermani dhe aktualisht ndihmës kapiten i Kombëtares, Altin Lala ka rrëfyer për mediat gjermane, “Bild” atë që ndodhi në Beograd. “Jam i shokuar, një urrejtje të tillë nuk e kam përjetuar kurrë. Edhe forcat e sigurisë, që kanë për detyrë të mbajnë rregull, na goditën. Ishim të tmerruar për vdekje. Isha me shumë fat që nuk më ndodhi gjë. Në tunel kam parë oficerët e policisë që godisnin lojtarët tanë”. Edhe Kapllani u deklaroi se “lojtarët shqiptarë u goditën me mjete të forta dhe shishe. Ishte një eksperiencë të cilën nuk dëshiron ta përjetojë në të ardhmen”.