Aleksandër Lalo u shfaq edhe sonte në mbrëmje si pjesë e jurisë së “C’est La Vie”, spektaklit të “TV Klan” që është regjistruar një javë më parë dhe kompozitori i madh ka ndërruar jetë ndërkohë që programi shkonte në transmetim.

Spektakli ndërpreu transmetimin në nder të tij dhe pjesa e fundit e programit me të ftuarit specialë nuk u shfaq në ekran.

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, ka reaguar përmes një mesazhi prekës për lajmin e hidhur të mbrëmjes së sotme, atë të ndarjes nga jeta të kompozitorit të Aleksandër Lalo.

Në një postim në Instagram, Marina shkruan: “Miq të dashur, me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Maestro Lalos pas një ataku në zemër. Mastro i madh u nda nga jeta duke lënë një boshllëk të madh tek unë dhe i gjithë stafi i ‘C’est la vie.’ Ky emision dhe të tjerët në vijim janë homazhi ynë për njeriun e papërsëritshëm të muzikës shqiptare. U prehtë në paqe!”

Lalo ndërroi jetë sot ne mbremje në moshën 68-vjeçare.
laloi
(Reagimi i Marina Vjollcës)

d.c./shqiptarja.com