TIRANE - Në pafajësinë ndaj Arben Frrokut i cili deri më 4 prill ishte i dyshuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj, gjykata ka lënë pa përgjigje jo vetëm se për llogari të kujt Enver Stafuka vodhi automjetin BMË në Durrës por dhe vendin se ku ky automjet u gjet dy dit më pas me targa të hequra dhe gjysmë i djegur.
A1Report risjell pamjet e BMW-së e mbi karrotrec e cila është pa targa gjysmë e djegur e braktisur në rrugën e Dorbës një rrugë dytësore kjo me autostradën Tiranë-Durrës.

Rruga e Dorbës në të cilin u gjet automjeti i përdorur në krim ndodhet në komunën e Kasharit dhe kufizohet paralel me rrugën industriale në një distancë jo më shumë se 300 metra vijë ajrore, aty ko ndodhet dhe hotel AML pronë e Arben Frrokut i cili për 24 muaj ishte autor i dyshuar për vrasjen e Lamajt e sot i pafajshëm.
Në këtë grafik të Google Map, jepet distanca ndërmjet hotelit të Arben Frrokut dhe rrugës së Dorbes në të cilin u gjet makina.

Për llogari të kujt u vodh automjeti dhe se si përfundoi në një rrugicë pranë hotelit të Arben Frrokut janë dy pyetje të cilat mbeten ende pa përgjigje. Por teksa gjykata nuk i përmendi aspak në vendimin e arsyetuar, mbetet të shihet nëse prokuroria do t’i ngre në Apel këto pyetje?
Fakti se makina u gjend në këtë rrugë dytësore pranë autostradës e konfirmon dhe kjo pretencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila shkruan se natën e datës 25 shkurt 2013 duke u gdhirë data 26 në vendin e quajtur rruga e Dorbës në fshatin Domje, është gjetur i djegur pjesërisht nga brenda një automjetit tip BMW pa targa në të cilën janë gjetur 5 gëzhoja automatiku model 56, kalibri 7.62 mm.
Mjeti i cili më pas u verifikua se kishte pasur targa DR 1944 F, rezultonte se i është vjedhur në datë 23.02.2013, ora 19.00 shtetasit Fatmir Lila në qytetin Durrësit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO