Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari është duke mbajtur një konferencë për media. Gjatë fjalës së tij ai komentoi në lidhje me paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“Qytetarëve, siguria u garantohet nga Policia e Shtetit. Ky njoftim është bërë edhe në vende të tjera të Europës, si në Belgjikë e Hollandë. Ndërkohë njoftime të tilla nga ambasada e SHBA-së janë bërë në mënyrë periodike, siç kanë bërë për protestat e PD për qytetarët amerikanë, pra njoftime të tilla janë rutinë nga përfaqësues të diplomnacisë. Ne kemi masa të shtuara për disa përfaqësi diplomatike. Absolutisht qyetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt. Jemi në komunikim të përditshëm me  asgjencitë brenda vendit dhe jashtë vendit", tha  Lamallari.

Teksa u pyet në lidhje me hetimet për atentatin e Rinasit vitin e shkuar Lamllari tha se policia e shtetit e ka kryer detyrën.

"Kjo është puna e hetueseve sa i përket rastit në fjalë, unë mendoj se policia e shtetit e ka kryer detyrën. Unë jam i bindur se drejtori i ri i policisë siç bëri edhe gjatë prezantimit të tij do të ketë në fokus forcimin e besimit brenda dhe jashtë vendit. Kam besim se në vijim do të kemi rezultate pozitive", tha Lamallari.


Lajmi kryesor:

Lamallari: Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane rutinë! S’jemi gati për të lejuar lëvizjen e monopatinave! Zhdukja e Martinajt? S’kam koment