MOSKË- Në një kohë kur Rusia dhe Ukraina janë në luftë e qindra persona po vdesin nga ë dyja shtetet, për disa të rinj në Moskë nuk përbën një arsye për të ndalur shfaqjen ekstravagante të quajtur "pasur dhe të suksesshëm".
Dhjetëra shoferë janë arrestuar nga policia, pak para shfaqjes ku po merrnin pjesë me rreth 170 mjete luksoze, që nisnin nga Lamborghini, Rolls-Royce Phantom, Ferrari, Porsche, Hummer H1, Chevrolet Corvette C8, Audi RS5 dhe Bentley Continental GT II.
Në video shfaqen pamje nga momenti kur policia u 'vërsulet' shoferë duke i vënë në pranga, pasi nuk kishin leje për të zhvilluar tubimin.
Organizatori i Rally, Alexei Khitrov, një milioner 28-vjeçar i kriptomonedhave, ka thënë nuk po e besonte kur ndërhyri policia.
'Qëllimi i këtij eventi është të mbledhë të gjithë pronarët elitë të makinave dhe të krijojë një atmosferë. Kur policia hyri brenda 'në fillim mendova se ishte një shaka', tha Khitrov.
Senatori rus Mikhail Dzhabarov bëri thirrje që personat e arrestuar t'i detyronin që të shkonin të luftonin në Ukrainë.
"Ata duhet të thirren për të ndihmuar ushtrinë. Janë mjaft të aftë për të ndihmuar në punë të ndryshme kujdestarë në spitalet ushtarake. Kjo do të ndihmonte që t'u vinte truri në vend". tha ai.
Komente









Sa te beje ligjin Putini i Tiranes, bujrum dhe merrni shtetesine tone. Dhe policia jo tu mesyje por tu ruaje nga katunaret qe pjekin misra anes rruges. U ben zbor dora vete lal Eri.
Përgjigju