Lame: Plani i Bashkisë, 5 mijë ndërtime nuk legalizohen

Plani urbanistik i i Bashkisë Kamëz bën të pamundur legalizimin e 5 mijë ndërtimeve pa leje. Sipas kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, shkak është përplasja e planit rregullues të kësaj njësie, i cili nuk merr parasysh situatën reale të ndërtimeve në terren.  “Problematika, zoti Kryeminsitër ka shumë kjo zonë të trashëguara dhe të reja. Mjafton të them që për shkak të planit rregullues të miratuar nga bashkia Kamëz, e cila lë rreth 5 mijë familje të kësaj zone jashtë procesit të legalizimit. Jam i bindur që këtu ka miq apo të afërm të atyre që e vuajnë këtë problematikë”, tha Lame gjatë ceremosnisë së ndarjes së 600 lejeve të legalzimit për këtë zonë. 

Legalizimet 
Kryeministri Edi Rama shpërndau pasditen e djeshme 600 leje të legalizimit në Bashkinë Kamëz. Një ndër ata që morën leje legalizimi ishte edhe një i afërm i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili nuk ‘shpëtoi’ nga vëmendja e kryeministrit. Certifikata e pronësisë ishte në emër të Vesel Murat Mziut, por ishte nipi i tij ai që e mori. “S’po të pyes se çfarë e ke atë mikun tim…por s’po të pyes as se kur e ke bo aplikimin, se do ta ket bo baba…”, iu drejtua kreu i qeverisë Veselit, i cili pohoi dhe i dhuroi një buzëqeshje kryeministrit. “Atëherë boji të fala babës”, vijoi Rama, ndrësa si përgjigje morri: Të fala paç! Kreu i ALUIZNI-t u tha të pranishmëve se kjo zonë mbart gjithë problematikat që mbartin të gjitha zonat e tjera informale të vendit. Sot Bashkia e re Kamzës përmbledh brenda saj edhe Paskuqanin që e zmadhon më shumë si sipërfaqe dhe si problematik. Do të doja të falenderoja të gjithë stafin tonë në Paskuqan dhe Kamëz edhe për faktin që ankesat më të pakta për problem korrupsioni, zvarritje, mitmarrje i kemi pasur në këto zona”, tha Lame.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Emocion/ Një piano, tezgjah e muzika e oborreve të Shkodrës! Robert Bisha sjell koncertin e veçantë te Liqeni i Shkodrës