Lidhja e pronarit të këtyre objekteve me Edi Ramën është e njohur dhe ka themele e mure të forta”, tha Malltezi duke e përkufizuar ndërtuesin në fjalë si “oligarkun e Edi Ramës”. Sipas tij, Kryeministri ka lejuar ndërtuesin e shtëpisë së tij në Surrel, që të ndërtojë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë në shkelje të ligjit, por edhe të një vendimi të dhënë disa muaj më parë nga Inspektorati i bashkisë për shembjen e dy godinave.
Replika
Në reagimin e tij, Lame theksoi se përmes një vendimi të vitit 2007, Qeveria e ktheu këtë hapësire nga park i mbrojtur në vendbanim informal. “Kufijtë e Parkut të Liqenit janë miratuar me vendim të KRRTRSH nr.4 datë 23.06.2004. Sipas atij vendimi, zona për të cilën akuzon Sali Berisha sot, përfshihej brenda Parkut të Liqenit. Por tre vjet më pas, në kuadër të shpalljes së vendbanimeve informale që hyjnë për legalizim, i njëjti institucion, pra KRRTSH, tashmë i drejtuar nga Sali Berisha, ka marrë vendimin nr.1/1 datë 26.10.2007, në të cilin zona e Parkut për të cilën sot Saliu na bërtet neve, vetë Sali e ka shpallur ‘vendbanim informal’”, replikoi Lame.
Parku
Sipas kreut të ALUIZNI-t, në atë kohë kjo zonë kishte shumë pak ndërtime pa leje, sepse njerzit e kishin frikën që është zonë e Parkut, por menjëherë pas shpalljes “zonë Informale”, ajo u mbush me ndërtime, shtëpi dhe vila banimi, restorante, hotele, madje edhe seli diplomatike. Një pjesë e këtyre objekteve edhe janë legalizuar, po në kohën e Saliut. “Në atë kohë kjo zonë kishte shumë pak ndërtime pa leje, sepse njerëzit e kishin frikën që është zonë e Parkut, por mënjëherë pas shpalljes “zonë Informale”, ajo u mbush me ndërtime, shtëpi dhe vila banimi, restorante, hotele, madje edhe seli diplomatike. Një pjesë e këtyre objekteve edhe janë legalizuar, po në kohën e Saliut”, tha lame duke ironizuar edhe me faktin që akuzat ju drejtuan nga dhëndërri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi.
Dhimbja
Sipas Lames, Parku i Tiranës dhe kafshimet që i janë bërë atij në tetë vjetët e qeverisjes së Sali Berishës dhe në katër vjetët e Lulzim Bashës, janë një dhembje pafund për të gjithë ne.
Asnjëherë Lulzim Basha nuk denoncoi këtë kafshim të Parkut të Tiranës, ashtu siç nuk denoncoi kafshimin që u bë në krah të Universitetit, ashtu siç nuk denoncoi kafshimin që ju bë në rrugën e Elbasanit, ashtu siç nuk denoncoi, madje i dha vetë lejet në Zonën e Digës.
Edhe tani nuk del nga vrima e vet, por nxjerr vjehrrin dhe dhëndrin për të na i lënë në derë ne gjithë doçërit e tyre. “Vetëm në muajt e fundit jemi përpjekur të ndreqim sa të mundemi nga këto krime. Duke rikthyer si pjesë të Zonave të Gjelbra gjithë zonën në krah të Universitetit të Tiranës, duke anuluar lejet në Zonën e Digës së Liqenit, duke i rikthyer Parkut atë ç’ka mund ti kthehet nga kjo zonë, duke i dalë edhe kundër vendimit të Saliut që tani pikërisht për këtë gjë hidhet përpjetë dhe na akuzon ne” tha Lame.

(Vija Kufizuese e Parkut të Madh të Tiranës Vendim 4 dt 23.06.2004)

(Vendim 2004 Vija e Parkut Zona informale)
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
