TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame deklaroi të martën se për rreth 14 mijë objekte është paralizuar procesi i legalizimit për shkak se planet rregulluese të hartuara nga bashkitë Tiranë, Kamëz, dhe komuna Paskuqan, nuk kanë marrë parasysh gjendjen ekzistuese në zonat ku ndodhen këto objekte. "Ne po përgatisim kërkesën zyrtare drejtuar kryeministrit Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit për të rishikuar planet e përgjithshme rregulluese të bashkisë Tiranë, Kamëz dhe komunës Paskuqan", deklaroi Lame.
Kreu i ALUIZNI-t tha se e gjitha kjo bëhet me qëllim rishikimin e zonimit funksional dhe përdorimit të tokës në këto zona, rishikimin e planifikimit të lartësisë së ndërtimit në këto zona dhe rishikimin e rrjeteve të infrastrukturës rrugore.
"Mbetemi të hapur për të zgjidhur këtë situatë me marrëveshje. Nuk duam që qytetarët të besojnë se reforma e legalizimit mbetet në dorë të papërgjegjshmërisë politike. Por kjo është e vetmja zgjidhje nëse mbetemi vetëm në këtë rrugë, nëse nuk ofrohet bashkëpunimi nga këto njësi vendore", deklaroi Lame. Vetëm në bulevardin "Berisha", Kamëz, theksoi Lame, në një gjatësi prej 3-4 km, në planin rregullues është parashikuar ndërtimi i objekteve të larta, kur i gjithë bulevardi është i ndërtuar me ndërtime të ulëta. Ndërtimet në këtë bulevard bllokohen dhe nuk mund të legalizonen, deklaroi Lame.
Sipas Lames, pezullimi i planeve të përgjithshme për këto zona nuk mjafton, pasi duhet bërë rishikimi i menjëhershëm i tyre, për të bërë të mundur procesin e legalizimeve të këtyre familjeve./ATSH/
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
14.1%
-
Jo
85%
-
Nuk e di
0.9%
Vota total: 17704
Lajme të tjera
-
FMN arrin marrëveshjen me Ukrainën, do ta ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh
1 Prill, 13:07
-
Linjat e shpejta të autobusëve, drejtori i transportit urban: Pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit! 62% e kilometrave me korsi të dedikuar
1 Prill, 12:59
-
VIDEO/ Kontrolle në Vlorë, shpallet në kërkim anëtari i një grupi kriminal! Në shtëpi i gjetën pistoletë dhe 39 mijë euro
1 Prill, 12:56
-
A po shkojnë votat e demokratëve për një parti të majtë? Berisha nga Dibra: Kandidatët tanë nga Tropoja në Konispol janë të 'lirisë'
1 Prill, 12:50
-
Në korrik del në pension, infeksionisti i njohur Tritan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'
1 Prill, 12:34
-
Vidhte llogaritë e facebook të shqiptarëve në Kosovë dhe u mashtronte familjarët, lihet në burg Liridon Peka! Përfitoi 100 mijë euro nga mesazhi 'jam i sëmurë'
1 Prill, 12:27
-
Berisha për Skavicën: Aferë korruptive, të ndëshkohet me votë
1 Prill, 12:24
-
‘Luizi trut na krisi, Jori misi u çmend farefisi’, aktori i humorit bën parodi për Big Brother me këngën virale të Noizy-t (VIDEO)
1 Prill, 12:23
-
Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro
1 Prill, 12:08
-
Rama paralajmëron podcastin e tij: Flasim së shpejti! Do ftojë kandidatë për kryebashkiakë e drejtues politikë për bashkëbisedim
1 Prill, 12:06
-
'E dimë që 'JOQ' dhe 'Lolita' vendosin gjoba dhe bullizojnë çdokënd, por… duhet t'i mbrojmë për interesin publik'
1 Prill, 11:58
-
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB: S'mund të ketë fitues të një lufte bërthamore
1 Prill, 11:49