Lame paraqet majat e flamujve
ndër shekuj: Në 2010 u përdor kokë perdeje!

Lame paraqet majat e flamujve<br />ndër shekuj: Në 2010 u përdor kokë perdeje!<br>
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN-it Artan Lame, njohës i mirë dhe i apasionuar pas ceremonialeve ushtarake dhe jo vetëm, ka paraqitur disa maja famujsh të përdorura në Shqipëri ndër shekuj.

Që nga majat e heshtave të lara në flori të periudhës otomane, deri te sëpata e fashizmit, ylli e shqiponjat e përdorura në periudhën komuniste, Lame shfaqe me tone komike një episod të vitit 2010, kur disa koka famujsh ushtarakë, u paraqitën prej druri, të cilat sipas tij janë mbjajtëse perdesh.

[gallery]24916[/gallery]
Ja çfarë shkruan lame në komentin e tij në Facebook

DITA E FLAMURIT

Termi “ibret-i alem” vjen nga osmanishtja ibret=turp dhe alem=majë, kulm, pra kulmi i turpit. Kaq si fillim.

Maja e flamurit në osmanisht quhej “bajrak alem”, nga bajrak=flamur dhe alem=majë. Në anglisht majës së flamurit i thonë “flag pole” ndërsa në italiasht “puntale da bandiera”.

Maja e flamurit është pjesë përbërëse e tij dhe, në shumë vende ka të njëjtën vlerë sa edhe vetë flamuri. Psh në simbologjinë ushtarake të Evropës latine, një flamur kthehet në flamur ushtarak vetëm pasi i vendoset maja e bronxtë dhe ky proces quhet “armare la bandiera”.

Në këtë ditë të kujtimit të flamurit tonë, dua të ndaj me ju ca maja flamujsh që kohë pas kohe u kanë ndenjur përsipër bajrakëve të këtyre anëve.

- Fillimi i shek. XIX. Alem bayrak, majë flamuri osmane e periudhës së sulltan Mahmudit II. Bronx.

- Fundi i shek. XIX. Nishani bayrak, majë flamuri osmane e periudhës së sulltan Abdyl Hamidit II. Gjetur në Elbasan. Bronx i larë në ar.

- Fillimi shek. XX. Bajrak alem standart për flamujt ushtarakë turq. Bronx.

- Rreth 1920. Majë flamuri shqiptare për flamujt luftarakë. Derdhje artizanale në bronx.

- Vitet ’30. Majë flamuri prodhim italian i viteve ‘10-‘20, e përdorur për flamujt shqiptarë. Llamarinë bronxi e stampuar.

- Rreth 1940. Maja e flamurit luftarak të Regjimentit 72 të Ushtrisë Mbretërore Italiane. Humbur prej tyre në vitin 1943 dhe gjetur në Shkodër në vitin 2002. Bronx i larë në ar.

- Rreth 1941. Maja e flamurit luftarak të Gardës Mbretnore Shqiptare. Bronx i larë në ar.

- 1942. Maja e flamurit shtetëror të Mbretnisë Shqiptare. Bronx i larë në argjend.

- 1943. Maja e flamurit luftarak të Ushtrisë Shqiptare.

- Rreth 1970. Majë flamuri për flamujt luftarakë të Ushtrisë Popullore të R.P.SH.-së.

- Rreth 2000. Majë flamuri jozyrtare, prodhim artizanal.

- 2010. Majë flamuri për flamujt luftarakë shqiptarë, e bërë me bishta dhe koka perdesh. Dru i tornuar.

Dhe këtë të fundit, që të mos më akuzoni se po tallem a shakatosem, po e shoqëroj me një fotografi nga një ceremoni zyrtare e kohës, ku duken mirë e bukur kokat e perdeve majë flamujve. Me ç’duket, tenderin për të bërë flamurët e ushtrisë atë vit do e ketë fituar Megateku. Tamam “ibreti alem”, ashtu siç i hapa këto rradhë.

Sidoqoftë, flamuri i kuq me zhgabë të zezë, nuk ka faj për paaftësinë tonë që ta nderojmë e ta lartojmë siç ja do vëndi e zakoni, ndaj ishallah na zëntë turpi një sahat e më parë, që të bëjmë zahmet e tja ngremë kryet, në mos më shumë, të paktën aq sa na e lanë gjyshërit.

Gëzuar Ditën e Flamurit të gjithëve!

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë