Lame shpërndan legalizime në 
Lezhë: 14 600 ndërtime në proces

Lame shpërndan legalizime në <br />Lezhë: 14 600 ndërtime në proces
LEZHË - Procesi i shpërndarjes së certifikatave të legalizimit të ndërtimeve informate ka vijuar në qytetin e Lezhës për banorët e këtij qarku.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, i shoqëruar edhe nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës Monika Kryemadhi, nga deputeti i Partisë Socialiste në këtë qark Arben Ndoka dhe nga Kryetari i Bashkisë, njëherësh edhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për zgjedhjet e 21 qershorit Viktor Tushaj.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNIT, në fajalën e tij u shpreh përpara banorëve të qytetit të Lezhës se në bashkinë e re janë 14 600 ndërtime informate që janë futur tashmë në procesin e legalizimit.

“Bashkia e re ka rreth 14 mijë deri tani, 14 600 ndërtime pa leje. Do të thotë se janë 14 600 familje që presin zgjidhjen e këtij halli. Kur janë kaq shumë, ndonjëherë na duket sikur themi se kemi bërë një shkelje ligji. Është e vërtetë që kemi bërë një shkelje ligji, por kur e shkelin ligjin kaq shumë problemi nuk është tek ata që e kanë shkelur, është problemi tek ligji. Kur e shkelin ligjin 5 veta, faji është atyre të 5 dhe duhet ndëshkuar. Kur e shkelin 14 mijë në këtë bashki, se merre me mend në rang republike, do të thotë se ligji ka probleme. Dhe realisht ligji ka pasur një problem se nuk ka qenë në gjendje në këto 20 vjet, shteti shqiptar, qeveritë shqiptare, t’u tregojnë shqiptarëve ku ndërtohet dhe ku nuk ndërtohet”, - tha Lame.

Në vijim të fjalës së tij, Lame theksoi se duhet një bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që ky proces të ecë më shpejt pasi në 8 vitet e kaluara u shpërndanë më pak certifikata legalizimi se sa në vitin e fundit.

“Kaq gjë duhet të bëni. Plotësoni letrat, plotësoni dokumentacionin sepse është në të mirën tuaj. Është një mënyrë kjo që së bashku ta çojmë përpara sepse realisht vetëm së bashku bëhet një proces. As ju duke ndenjur në shtëpi nuk e legalizoni dot shtëpinë, as ne duke ndenjur në zyra me Pashkun nuk e legalizojmë dot shtëpitë tuaj. Bashkë ne do ta çojmë përpara dhe po e çojmë. Në 8 vjet të qeverisjes kaluar u dhanë gjithsej në gjithë qarkun e Lezhës, jo në bashkinë, 1096 leje në të gjithë qarkun, ndërsa vetëm në bashkinë e Lezhës në këtë 1 vit pune tonën janë dhënë 1153 leje të cilat i shtohen edhe këto 100 e sotme. Kjo është për të treguar se nëse do shteti ta marri seriozisht një gjë e bën, nëse nuk do, t’i vihemi të gjithë nga mbrapa nuk ia mbushim dot mendjen siç nuk ja mbushëm 8 vjet që ta bënte këtë punë”,- tha Lame.
 
Ndërsa, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi se procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje është një problem për banorët e qarkut të Lezhës dhe se ky proces ka marrë drejtimin e duhur duke ecur më shpejt në rrugën e përfundimit.

“Do të vazhdojmë të jemi në proces. Sigurisht Lezha ka pasur një problem shumë të madh përsa i përket procesit të legalizimit. Jo vetëm për deklarimin dhe vetëdeklarimin, por edhe për zbardhjen e një procesi të tillë që ka qenë shumë abuzues. Do të vazhdoj dhe do të ketë, ne çdo ditë jemi në kontakt bashkë me deputetin dhe bashkë me kryetarin e bashkisë së Lezhës, z. Viktor , ne jemi në kontakt me njerëzit dhe një nga problemet më të mëdha ka qenë procesi i legalizimi i cili ka filluar të marrë një zgjidhje por kërkon impenjimin maksimal tuajin. Kërkon impenjim maksimal qoftë për ndryshime të edhe mendime të ligjit të legalizimeve, por edhe një impenjim maksimal të punonjësve të ALUIZNI-t, që me thënë të drejtën nuk gjejmë dot fjalë për t’i falënderuar, sepse duke filluar që nga drejtori dhe gjithë vajzat dhe djemtë të zyrës së ALUIZNI-t na janë përgjigjur qoftë dhe për sqarimet që ka opinioni. Sigurisht që hallet nuk mbarojnë asnjëherë, shkopin magjik në dorë nuk e kemi as ne e as ju, por ajo çka është e rëndësishme është përgjegjësia dhe dashamirësia për të pasur dhe për t’ju përgjigjur njerëzve për problemet që kanë”,- tha Kryemadhi.
 
Më pas vijoi shpërndarja e certifikatave të legalizimit, ku qindra banorë të qarkut të Lezhës u pajisën me lejen e legalizimit të shtëpive të tyre.
lame
lame

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë rrotull

A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë rrotull